Ballina Muzikë 243 mijë dollarë për një veshje të Amy Winehouse

243 mijë dollarë për një veshje të Amy Winehouse

 

Një fustan i veshur nga Amy Winehouse gjatë performancës së saj të fundit në skenë u shit për mbi 243 000 dollarë në ankandin e pasurive të këngëtares së ndjerë.

Shitja mblodhi më shumë se katër milionë dollarë nga mbi 800 artikuj, duke përfshirë veshje, shënime të shkruara me dorë dhe aksesorë që janë bërë elementë kryesorë të imazhit të saj.

Një fustan i shkurtër, i ideuar nga stilistja Naomi Parry dhe i veshur gjatë performancës më të fundit të Winehouse u shit për 243 000 dollarë, 16 herë më shumë se vlerësimi fillestar.

Këngëtarja u shfaq me një fustan me stampa bambuje dhe lulesh në Beograd në qershor të vitit 2011, një muaj para vdekjes së saj në moshën 27-vjeçare.

Ndër shitjet e ankandit ishte edhe çanta e markës ”Moschino” në formë zemre në lëkurë të kuqe që Winehouse solli në Brit Awards 2007, natën që ajo fitoi çmimin ”British Female Artist” u shit për fitoi 204 800 dollarë, 13 herë më shumë se vlerësimi para ankandit.

Po ashtu një fustan ”Dolce & Gabbana” me një flakë të artë kushtoi 150 000 dollarë, 30 herë më shumë se çmimi udhëzues.

Një kostum i zi ”Temperley London” i veshur për performancën e saj në ditëlindjen e 90-të të Nelson Mandelës solli më shumë se 121 000 dollarë, ku vlerësimi fillestar ishte 1 000 dollarë, ndërsa këpucët ”Christian Louboutin”, të veshura gjatë të njëjtës performancë, u shitën për 38 400 dollarë, pra 64 herë më shumë se vlerësimi.