Ballina Aktualitet Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, Prishtinë Kryeministrit të Republikës së Kosovës...

Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, Prishtinë Kryeministrit të Republikës së Kosovës Sh.T. Albin Kurti

 

Kërkesë

Shoqata “Kosova për Sanxhakun”,  vlerëson lart vullnetin e Qeverisë suaj që nga Buxheti i Kosovvs t’i ndahen  2 milionë euro Luginës së Preshevës. Ne kërkojmë që në kuadër të  planifikimit buxhetor për vitin 2022 ta parashihni një mbështetje për Sanxhakun e Novi Pazarit një shumë prej 1 000 000 (një milion) euro.

Arsyet për ta përkrahur Sanxhakun  janë të shumta. Kosova dhe Sanxhaku kanë fatin e njëjtë, lidhje të forta gjaku të cilat janë ruajtur gjatë gjithë së kaluarës së hidhur.

Lidhjet farefisnore na detyrojnë të jem krah asaj popullate të vuajtur të lënë pas dore,  e që ekzistencën e vet e mbështet në remitenca nga të punësuarit sezonal në Evropën perëndimore, ndërsa ekzistenca e subjektivitetit politik të këtij rajoni i ka shpresat te Republika e Kosovës.

Përveç anës humane,  Kosova ka interes strategjik që ta mbështes Sanxhakun në këto kohë kur popërballet me negociata të vështira e delikate me Serbinë.

 

Prishtinë, 30.10.2021

Ismet Azizi, Kryetar