6 nëntor 2021, ditë e shtunë, ora 11.00, në MHK, në“Takimin e Tiranës, 2021”, me tematikë: “Ali Daci, një emër që i bën nder Kombit”
1.
Ali Daci i Rozhajës (Sanxhak-Mali i Zi) ështëThemelues e Kryetar i Këshillit Emergjent në Malësi(komunën) të Rozhajë për Strehimin dhe Përkujdesjenndaj të Përndjekurëve nga regjimi i Milloshoveçitpërgjatë kohës së Luftës së Kosovës (1998-1999), kujanë pritë, strehue e përcjellë rreth 400 mijë vetë.
Këshilli Emergjent i Ali Dacit ka pasë në RozhajëZyrën për Informim, Qendren për Strehim dheDistribuim të Ndihmave, Zyrën e NdihmësShëndetësore, Zyrën e Arsimit (hap shkolla shqipepërkohore për fëmijët e të përndjekurëve nga spastrimietnik kriminal e gjakatar serb në Kosovë, si dy shkollanë qytetin e Rozhajës dhe në fshatrat Dacaj, Bishevë, Ballotiq, Baçe, Besnik, Buxhov). Gjatë kësaj koheka bashkëpunuar me të gjitha organizatat humanitarevendore si me UNHCR, Ëorld Vision, Kyqin e KuqShqiptar, OHM “Merhumet” në Sanxhak..
Gjithashtu, i ka ndihmuar aktivisht, shumëfishtë e lartësisht Luftën e Kosovës, shtabe e luftëtarë të UÇK-së, të plagosurit e Luftës, etj.
Gjatë kësaj kohe e ka ndërkombëtarizuar Çështjene Luftës së Kosovës, Çështjen e të Përndjekurëve ngaKosova në Rozhajë etj. në mediat ndërkombëtare nëEuropë, Amerikë e Azi dhe në Rajonin Ballkanik.
2.
Prandaj edhe “Takimi i Tiranës, 2021” e ka tematikën: “Ali Daci, një emër që i bën nder Kombit”, që do të organizohet më 6 Nëntor 2021, ditë e shtunë, ora 11.00, në Muzeun Historik Kombëtar (SallaUNESCO) në Tiranë, ku marrin pjesë akademikë, ambasadorë, shtetarë qendror e lokal, shkrimtarë, gazetaraë, poetë, veprimtarë të Shoqërisë Civile ngaShqipëria, Mali i Zi, Kosova, Sanxhaku, Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut dhe mërgatat shqiptarenë Europë e Amerikë.
3.
Në “Takimi i Tiranës, 2021” me tematikë: “Ali Daci, një emër që i bën nder Kombit” do tëpromovohen në kryeqytetin shqiptar dy veprat e tij mëtë fundit. Monografia “Shtigjet e përgjakura” (Botim iDytë, i Plotësuar; me 250 faqe, “Fab Adversing”- Pejë. 2020), që flet me dëshmi, fakte, foto, etj. për Masakrënserbo-malazeze të 18 prillit1999 ku në Malësi tëRozhajës i vranë barbarisht 21 civilë, burra, gra, fëmijë, të përndjekur nga regjimi kriminal genocidial iMillosheviçit në Kosovë. Referimin kryesor rreth kësajmonografie të Ali Dacit do ta mbajë ambasador, dr. Islam Lauka– diplomat i karierës, ish ambasadori iparë i Shqipërisë në shtetin e ri të Kosovës, autor i disalibrave monografikë për Kosovën, “Qyetar Nderi” iDeçanit, i Bytyçit dhe i qytetit të Bajram Currit. Do tëpromovohet dhe libri më i ri i Ali Dacit “Zot Shtëpienë Shtëpinë e Vet” (Studime, analiza, komente). Botimet EMAL. Tiranë, Nëntor 2021, që ka tematikëne tij për krahinën e Sanxhakut me 8.687 km2, përndryshe: “sa një Kosovë e Dytë”, (SanxhakuLindor-nën Serbi dhe Sanxhaku Perëndimor nën Maline Zi) ku referimin kryeor do ta mbajnë Prof. dr. Bardhosh Gaçe– Mjështër i Madh, poet, historian, pedagog në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës.
Për veprimtarinë e Ali Dacit dhe dy veprat e tij mëtë fundit “Shtigjet e përgjakura” dhe “Zot Shtëpie nëShtëpinë e Vet” do të ketë kumtime të shkurtëra e përshendetje edhe nga akademik prof. dr. JusufBajraktari– Nënkryetar i Akademisë së ShkencaveArteve të Kosovës, nga Prof. dr. Ago Nezhaj– Kryetar iShoqatës “Labëria”, nga dr. Nikollë Loka– historian, poet e publicist; nga Pjetër Marku – Kryetar iAkademisë së Artit, Shkencës e Letrave “Mirdita”; ngaNikollë Camaj– studiues e publicist, Drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi dhe zyrtar i lartë në komunën e Tuzit, Hilmi Gashi – drejtor i “Gazeta e Alpeve” nëGjermani, e të tjerë. Do të ketë dhe këngë e recitime.
4,
Ali Daci është autor i pesë librave të botuar, mësues në 32 vite i gjuhës e letërsisë shqipe nëshkollën fillore në Dacaj– në të vetmen shkollë shqipenë komunën e Rozhajës; Themelues dhe Udhëheqës iManifestimit Kulturor Kombëtar “Ora e Maleve” (XII Edicione të tij) në Rrozhajë (2008-‘21), që iu dedikohetdëshmorëve dhe martirëve të Luftës së Kosovës(1999); “Qytetar Nderi” i Pejës; Kryeredaktor i“Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak, antar iBordit Botues të “Gazeta e Alpeve”-gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike (2018-‘21); Themeluesdhe Nënkryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun” (2015-’21); Nënkryetar i Lidhjes DemokratikeShqiptare (LDSH-e para parti shqiptare në Malin e Zi, në Tuz, 9 shtator 1990); Ndër udhëheqësit e Demonstratës të 11 marsit 1984 në Gjakovë…dhe më 13 mars 1998 në Rozhajë kundër dhunës serbe në Kosovë; Themelues dhe antar i Këshillit Organizativ tëLojërave Tradicionale Rugoviane (1993); Pjesmarrësaktiv në Këshillin e Pajtimit të Gjaqeve në Malësinë e Rozhajës; i aderuar qyshce më 1990 në LDK-në e dr. Ibrahim Rugovës– Dega Pejë; ka botuar mbi 500 shkrime në mediat shqiptare e të huaja; I dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë” nga Presidenti iRepublikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta (2018) dheme disa Mirënjohje e Çmime Kombëtare e Ndërkombëtare.
Ramiz LUSHAJ
Tiranë, 4 nëntor 2021