Klinika Lëvizëse Mjekësore SIGAL UNIQA u ndal ditën e sotme në fshatin Oblikë, Njësia Administrative Ana e Malit në Shkodër për t’ju ofruar banorëve të zonës konsulta dhe vizita mjekësore falas.
Vizita e “VitalTruck” u mirëprit nga banorët, të cilët shfrytëzuan këtë mundësi ofruar nga kompania numër 1 e sigurimeve në vend SIGAL UNIQA Group Austria.
“VitalTruck” ofron një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore, por duke qenë se sapo kemi kaluar tetorin, muajin e sensibilizimit për Kancerin e Gjirit, një rëndësi e veçantë ju dha shëndetit të gruas me ekon e gjirit.
Kjo bëri që interesi i grave të zonës të jetë i lartë.
Të pranishëm ishin edhe drejtues lokalë të qarkut Shkodër.
Kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër, zonja Brisela Kadija falenderoi kompaninë SIGAL UNIQA Group Austria për nismën e marrë.
“Dëshirojmë dhe synojmë që këtë nisëm ta shtrijmë në çdo njësi administrative të Bashkisë së madhe Shkodër. Nuk ka rëndësi nëse bëhet në tetor apo në muajt e tjerë të vitit. E rëndësishme është që gratë ta marrin shërbimin pranë njësisë së tyre administrative. Duhet falenderuar shumë për mbështetjen SIGAL, pa të cilën nuk do të ishte realizuar kjo nisëm e jona”, ka thënë zonja Kadija.
Në të njëjtën linjë ishte edhe drejtoresha e Shëndetit Publik Shkodër znj. Suida Kuka.
“Gjejmë rastin të falenderojmë z. Avni Ponari dhe kompaninë për mundësinë që iu dha zonjave dhe grave të zonës Ana e Malit për të bërë diagnostifikimet dhe vizitat e tyre. Në kuadër të bashkëpunimeve të mëparshme, kemi pasur një impakt të mirë dhe pjesëmarrja ka qenë e lartë”, theksoi znj. Kuka.
“Parandalimi i sëmundjes është më mirë se kurimi i tyre”.
Nën këtë moto, Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari, u shpreh se në politikat e kompanisë që ka themeluar para 22 vjetësh dhe që drejton ende, është jo vetëm ardhja në ndihmë banorëve në të gjithë Shqipërinë, por dhe sensibilizimi i tyre për më shumë vëmendje ndaj shëndetit.
“Më mirë është ta parandalosh një sëmundje se sa ta kurosh atë! Kjo na ka bërë që të ndërtojmë një strategji të gjithanshme dhe t’i shërbejmë klientëve në çdo pjesë të territorit brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kemi krijuar këtë platformë, këtë klinikë të lëvizshme, e cila kryen vizita për 8-9 lloje të ndryshme sëmundjesh, duke përfshirë edhe imazheritë e ndryshme që janë të domosdoshme.
Kemi bërë të mundur që të shkelim të gjithë territorin e Shqipërisë dhe t’i krijojmë mundësinë të gjithë qytetarëve, burra dhe gra, vajza dhe djem, që të kontrollohen dhe të kenëmundësinë për të parë veten e tyre”, ka thënë z. Ponari në prononcimin e tij.
Zoti Ponari bëri të ditur se ditën e nesërme Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA” do të jetë në Velipojë, ndaj ftoi banorët e saj dhe zonave përreth të shfrytëzojnë këtë mundësi të artë.
“Ne do të jemi përsëri në vende të tjera. Nesër në Velipojë. Mëvonë do të jemi në qytete të tjera në jug dhe në veri të Shqipërisë, duke krijuar një mundësi dhe një hapësirë shumë tëmirë për cilindo për t’u vizituar dhe për të marrë një konsultë mjekësore që është e domosdoshme dhe që është e gjitha falas”.
SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku!