Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi ditën e sotme raportin lidhur me ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2021.
Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2021 kapën vlerën 14,166 milionë lekë, ose 18.06% më shumë se në janar-shtator 2020. Gjatë periudhës janar-shtator2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 849,732 me një rritje prej 22.53% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.6% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.23%.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.35% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.65% të totalit të tregut.
Gjatë periudhës janar-shtator 2021, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5,171 milionë lekë, ose 7.21% më pak se në periudhën janar-shtator 2020, ndikuar kryesisht nga pagesa e pjesës më të madhe të dëmshpërblimeve për tërmetet e fund vitit 2019 gjatë vitit të kaluar.
Ndërkohë dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-shtator 2021 kapën vlerën 3,025 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Raporti i AMF nxjerr në pah dominimin e SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në vend dhe rajon, si për primet e shkruara ashtu edhe për dëmet e paguara.
SIGURIMET MOTORIKE
SIGAL UNIQA Group Austria dominon tregun me 21.54%
SIGURIMI AKSIDENTE DHE SHËNDET
SIGAL UNIQA Group Austria dominon tregun me 42.03%
SIGURIMI I PRONËS
SIGAL UNIQA Group Austria dominon tregun me 40.94%
(Burimi: www.amf.gov.al )
FONDI I PENSIONEVE VULLNETARE SIGAL
Pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria është edhe Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL.
Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për nga vlera e aseteve neto, Fondi SIGAL kryeson tregun e pensioneve private me 43.5% të totalit.
Në fund të muajit shtator, fondi më i madh në vend SIGAL Pension, raportoi një kthim prej 3.69%, nga3.68% që kishte qenë në mesin e këtij viti dhe 3.53% që kishte qenë për vitin 2020.
KUSH ËSHTË SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA?
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, e themeluar në vitin 1999, është kompania më e madhe dhe më e besueshme e sigurimeve në Shqipëri, gjithashtu funksionale rajonale në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Është një nga grupet më të mëdha të sigurimeve, i përbërë nga 8 Shoqëri të Sigurimeve dhe Risigurimeve të Jetës dhe Jo Jetës dhe Fondit Privat të Pensionit, duke udhëhequr tregun e sigurimeve.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një nga gjigantët më të fortë dhe më të fuqishëm financiarë dhe grupet e sigurimeve në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke numëruar më shumë se 5,5 miliardë euro prime të shkruara/vit, 23,500 punonjës dhe 15,5 milionë klientë në 18 vende.
Sa i përket SIGAL UNIQA Group Austria, ajo ka 1936 punonjës në 1136 zyra dhe numëron mbi 500 mijë kontrata dhe 68.533.000 euro prime të shkruara gjatë vitit 2020.