Ballina Ravijëzime Facebook ndryshon emrin

Facebook ndryshon emrin

 

Facebook ka ndryshuar emrin në “Meta” si pjesë e një ribrendimi të madh.

Kompania, e cila njoftoi ndryshimin në konferencën e saj vjetore, tha se emri i ri do të “përfshijë” më mirë atë që firma bën tani, raporton BBC.

Ajo zbuloi gjithashtu planet për një “metaverse” – një botë në internet ku njerëzit mund të luajnë, të punojnë dhe të komunikojnë në një mjedis virtual, shpesh duke përdorur kufje VR.

Ndryshimi i emrit vjen pas një sërë historish negative për Facebook, bazuar në dokumentet e zbuluara nga një ish-punonjës.

Frances Haugen ka akuzuar kompaninë për vendosjen e “fitimeve mbi sigurinë”.

Në vitin 2015, Google ristrukturoi kompaninë e saj duke e quajtur firmën e saj mëmë Alphabet, megjithatë, emri nuk u ndërrua.