Ballina Diaspora “ALI DACI, NJË EMËR QË I BËN NDER KOMBIT”

“ALI DACI, NJË EMËR QË I BËN NDER KOMBIT”

 

* Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak, antar i Bordit Botues të “Gazeta e Alpevegazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike (2018-‘21)

* Themelues dhe Udhëheqës i Manifestimit Kulturor Kombëtar “Ora e Maleve” në Rrozhajë (2008-‘21), që iu dedikohet dëshmorëve dhe martirëve të Luftës së Kosovës (1999).

* Themelues dhe Nënkryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun” (2015-’21)

* Nënkryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare (LDSH- e para parti shqiptare në Malin e Zi, në Tuz, 9 shtator 1990),antar i kryesisë së saj prej themelimit (1990-’21), kryetar i LDSH-dega Rozhajë (1993-’15), kryetar Nderi i LDSH-dega Rozhajë (prej v. 2015).

* Mësues i Gjuhës e Letërsisë Shqipe në 32 vite në të vetmen shkollë të sotme shqipe në komunën e Rozhajës, duke kontribuar për të mbajtur të gjallë Gjuhën Shqipe e të hapur Shkollën Shqipe.

* Themelues e Kryetar i Këshillit Emergjent në Malësi (komunën) të Rozhajë për Strehimin dhe Përkujdesjen ndaj të Përndjekurëve nga regjimi i Milloshoveçit përgjatë kohës së Luftës së Kosovës (1998-1999), ku janë pritë, strehue e përcjellë rreth 400 mijë vetë. Këshilli Emergjent i Ali Dacit ka pasë në Rozhajë Zyrën për Informim, Qendren për Strehim dhe Distribuim të Ndihmave, Zyrën e Ndihmës Shëndetësore, Zyrën e Arsimit (hap shkolla shqipe përkohore për fëmijët e të përndjekurëve nga spastrimi etnik kriminal e gjakatar në Kosovë, si dy shkolla në qytetin e Rozhajës dhe në fshatrat Dacaj, Bishevë, Ballotiq, Baçe, Besnik, Buxhov). Gjatë kësaj kohe ka bashkëpunuar me të gjitha organizatat humanitare vendore si me UNHCR, World Vision, Kyqin e Kuq Shqiptar, OHM “Merhumet” në Sanxhak.. Gjithashtu, i ka ndihmuar aktivisht, shumëfishtë e lartësisht Luftën e Kosovës, shtabe e luftëtarë të UÇK, etj. Gjatë kësaj kohe e ka ndërkombëtarizuar Çështjen e Luftës së Kosovës, Çështjen e të Përndjekurëve nga Kosova në Rozhajë etj. në mediat ndërkombëtare në Europë, Amerikë e Azi dhe në Rajonin Ballkanik.

* Themelues dhe antar i Këshillit Organizativ të Lojërave Tradicionale Rugoviane (1993).

* Pjesmarrës aktiv në Këshillin e Pajtimit të Gjaqeve në Malësinë e Rozhajës, (sëbashku e gjashtë të tjerë e me kryetar Isuf H. Daci).

* Ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK-në e dr. Ibrahim Rugovës)- Dega në Pejë, qysh në vitin 1990.

* Ndër udhëheqësit e Demonstratës të 11 marsit 1994 në Gjakovë…dhe më 13 mars 1998 në Rozhajë kundër dhunës serbe në Kosovë.

* Ndër vite ka qënë bashkëpunëtor i RTV të Malit të Zi (Redaksia në Gjuhën Shqipe),për tre vite korespondent i Radio Peja (pas Luftës së Kosovës), ka bashkëpunuar ndër vite edhe me “Bota Sot”, “Pavarësia”, “Iliria Post”, “Koha Javore”, etj. apo vitet e fundit me “Gazeta e Alpeve” – gazetë rajonale, Portalin kombëtar “Limit.al” etj. me studime, analiza e artikuj lidhur me gjendjen e poziten e derisotme të Shqiptarëve në Malin e Zi e Sanxhak. Më 9 janar 2015, në Radio Rozhaja ka hap Programin informativ e kulturor në Gjuhën Shqipe, ku është punësuar gazetare e folëse një shqiptare, sot një shqiptar.

* Ka kryer shkollimet në Dacaj e Pejë dhe ato pedagogjike në SHLP “Bajram Curri” në Gjakovë.

* Ka botuar e publikuar mbi 500 shkrime në masmediat shqiptare e të huaja përgjatë katër dekadave të fundit..

*Autor i librave:“Zemër e madhe në Malësi”. Pejë, 2006 (me bashkautor, Rrahman Jasharaj); “Shtigjet e rinisë”. Poezi. Shtëpia Botuese “Lulu” në New York në Amerikë (2006); “Shtigjet e përgjakura”. Monografi. 2009 (botimi i parë) dhe 2020 nëPejë (Botim i Dytë i Plotësuar), “Krvave Staze” (në gjuhën malazeze ose boshnjake), Prishtinë, 2015. (Studime, analiza, komente). SHB “EMAL”, Tiranë, 2021.

* Dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta (2018).

* Shpall “Qytetar Nderi” i Pejës” nga komuna e Pejës në Njëzet Vjetorin e Çlirimit të Pejës. (2019).

* Nderuar me Çmime e Mirënjohje të ndryshme nga komunat e Pejës, Deçanit, Istogut e Klinës në Kosovë, dhe nga “Takimi i Gjakovës, 2019” e “Gazeta e Alpeve” me Çmimin “Hasan Prishtina” dhe me rastin e 7 Marsit 2021 me Çmimin “Pena Alpine”, që do i dorëzohet në Veprimtarinë e 6 Nëntorit 2021 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Veprimtaria kombëtare “Ali Daci, një emër që i bën nder Kombit“ do të jetë më 6 nëntor 2021, ditë e shtunë, ora 11.00, në Salla UNESCO në Muzuen Historik Kombëtar në Tiranë.