Ballina Bota Kina miraton një ligj të ri: Stop mësimit intensiv pas shkollës

Kina miraton një ligj të ri: Stop mësimit intensiv pas shkollës

 

Kina ka miratuar një ligj arsimor që ka për qëllim të ulë presionin e detyrave të tepërta të shtëpisë dhe mësimit intensiv pas shkollës.

Detajet e plota të ligjit nuk janë publikuar ende, por raportet e mediave sugjerojnë se ai inkurajon prindërit të ushqejnë moralin, zhvillimin intelektual dhe zakonet sociale të fëmijëve të tyre.

Kina ndaloi në muajin gusht provimet me shkrim për fëmijët 6 dhe 7 vjeç. Zyrtarët paralajmëruan në atë kohë se shëndeti fizik dhe mendor i nxënësve po dëmtohej.

Prindërve iu kërkohet të sigurojnë që fëmijët e tyre të kenë kohë të arsyeshme për pushim, stërvitje dhe të mos kalojnë shumë kohë në internet.