Ballina Aktualitet Pfizer: Doza përforcuese rikthen efikasitetin e lartë të vaksinës

Pfizer: Doza përforcuese rikthen efikasitetin e lartë të vaksinës

 

Doza përforcuese e vaksinës COVID-19 e prodhuara nga kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech e rikthen efikasitetin e saj në 95.6% kundër virusit, përfshirë variantin Delta, sipas të dhënave nga një studim i kompanisë me një numër të madh pjesëmarrësish që u publikua të enjten.

Kompania tha se në studim u përfshinë 10.000 persona, të moshës 16 vjeç e lart dhe se u arrit në përfundimin se doza përforcuese ofronte të dhëna pozitive lidhur me sigurinë e saj.

Rezultatet vijnë një ditë pasi Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave autorizoi doza përforcuese të vaksinave Moderna dhe Johnson & Johnson dhe tha se amerikanët mund të zgjedhin një doze të tretë të ndryshme nga vaksina e tyre origjinale.

Agjencia kishte autorizuar më parë doza përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech të paktën gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë, për personat 65 vjeç e lart, ata që rrezikohen nga të sëmuren rëndë nga virusi dhe ata që janë të ekspozuar ndaj tij për shkak të profesionit.

Kompania Pfizer ka thënë se me kalimin e kohës vaksina e humbet efikasitetin, pas marrjes së të dyja dozave, duke u mbështetur tek një studim sipas të cilit efikasiteti i vaksinës reduktohej në 84% nga 96% që shënohej katër muaj pas dozës së dytë. Disa vende kanë nisur prej kohësh të ofrojnë doza përforcuese.