Ballina Aktualitet A duhet të bësh një test antitrupash për të parë nëse vaksina...

A duhet të bësh një test antitrupash për të parë nëse vaksina është duke funksionuar?

 

Të dhënat janë të kufizuara dhe testet e antitrupave nuk tregojnë pamjen e plotë se sa e qëndrueshme është përgjigja imune.

Në lajmet e fundit kemi lexuar se nivelet e antitrupave mund të ulen gjashtë apo më shumë muajsh pas vaksinimit. Si rrjedhojë njerëzit kanë filluar të bëjnë teste të antitrupave për të vlerësuar imunitetin e tyre kundër COVID-19.

Vaksinimet përforcuese janë të disponueshme për shumë njerëz, dhe shpresa është se një test antitrupi, mund të japë disa të dhëna nëse keni apo jo nevojë për një vaksinë tjetër.

Konsensusi i përgjithshëm midis specialistëve të sëmundjeve infektive, thotë se është shumë herët që njerëzit të marrin vendime serioze nga rezultatet e testeve të antitrupave.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave deklaroi në maj se këto teste nuk duhet të përdoren për të matur imunitetin e një personi pas vaksinimit. Të dhënat janë të kufizuara dhe testet e antitrupave nuk tregojnë pamjen e plotë se sa e qëndrueshme është përgjigja imune.

Thënë kështu, shkencëtarët kanë zbuluar disa të dhëna të rëndësishme në lidhje me nivelet e antitrupave dhe mbrojtjen që ato ofrojnë kundër infeksionit simptomatik. Por, megjithatë, ne nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për të deklaruar se një person është i mbrojtur nëse ai ka një sasi të caktuar të antitrupave në sistemin e tyre.

Për shembull, nuk ka një standard universal për testet e antitrupave – rezultatet mund të luhaten në varësi të testit të kompanisë që bëni.

Kur janë të dobishme testet e antitrupave?

Ekzistojnë lloje të ndryshme të testeve të antitrupave: cilësore ato të cilat thjesht do t’ju tregojnë nëse keni apo jo antitrupa, dhe sasiore, të cilat vendosin një numër se sa antitrupa keni.

Testet cilësore-ato që rezultojnë me një plus ose një minus-janë të dobishme për të përcaktuar nëse jeni infektuar në të kaluarën, por ato nuk janë të dobishme kur bëhet fjalë për vlerësimin e imunitetit të shkaktuar nga vaksina.

Dilema kryesore me testet sasiore të antitrupave, është se ne nuk e dimë saktësisht sa nga ato antitrupa ju nevojiten për mbrojtje kundër COVID-19.