Ballina ED/OP Cytje: Politikat shqiptare përtej ëndërrave, glorifikimëve, stisjeve të ndryshme ose iluzioneve!

Cytje: Politikat shqiptare përtej ëndërrave, glorifikimëve, stisjeve të ndryshme ose iluzioneve!

 

Nga Agron Shabani

“Biro, nipo, evlado, miko, shoqo…Ata që i shesin, prejnë në besë ose tradhëtojnë gjakun, familjen, farefisin , popullin ose kombin e vet së bashku me shokët ose miqtë e fjalës, besës dhe idealit, sipas Kanunit të Lek Dukagjinit, vritën si qen dhe iu humbët gjaku!”, thonin asokohe gjyshërit ose të parët tanë në Logun ose Odën e Burrave.

Na kujtohet se të parët ose gjyshërit tanë, kishin pamje ose figura epike dhe kalorsiake të trimave ose heronjve të njohur shqiptar, për të cilët, dikur kishim lëxuar dhe mësuar nepër libra, mite, epose të ndryshme ose legjenda.

Kulti i njohur luftarak ose kalorsiak së bashku me epikën, lirikën, heroiken dhe (melo)dramatikën e njohur shqiptare, ishin dhe janë elementët ose instrumentët me të rëndësishme dhe kryesore të historisë sonë shtetrore, nacionale, familjare, gjenealogjike, biogjenetike etj.

Ato provojnë dhe vërtetojnë praninë ose ekzistencën e pasosur të kultit të lartëpërmendur luftarak ose kalorsiak në pothuajse të gjitha etapat ose periudhat e ndryshme të historisë së popullit (kombit), trungut, familjes ose farefisit tonë, pavarësisht kurthave, intrigave, dredhive, komplotëve, shantazhë, insinuatave ose tendencave të vazhdueshme ose sistematike të armiqve të ndryshèm shekullor ose gjakatar, për t´i kapur ose zëne në “kurthë” shpirtin, intimitetin, dinjitetin, ekskluzivitetin, integritetin dhe autenticitetin e paprekshëm të qeniës së pavdekshme iliro-shqiptare, të cilat në instancë të fundit, i kanë kthyer dhe mobilizuar shqiptarët rreth trungut ose vetvetës së tyre shtetrore, nacionale, familjare, gjenealogjike ose strukturalgjenetike.

Edhe atëherë kur prehëshin fatët e njerëzve, popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme së bashku me “tabelat e ligjëve” të ndryshme historike, gjeografike, ushtarake, politike etj.

Në vazhdim (mjerisht) me duhet cekur prap faktin e hidhur sipas të të cilit, shqiptarët ose kosovarët janë i vetmi “popull” në botë që bëhen bashk me armiqtë dhe pushtuesit e dikurshëm shekullor, kriminal dhe gjakatar-për t’i shpifur, shantazhuar, linçuar, kriminalizur, paditur, burgosur, arrestuar dhe denuar heronjt, akterët dhe protagonistët e njohur ose kryesor të lirisë (çlirimit) dhe pavarësisë së Kosovës!

Kosova dhe kosovarët, tani e me tepër se dy (2) dekada vazdojnë të jetojnë me dhunën dhe terrorin psikologjik, subverziv dhe propagandistik të “iluminatit” ose “tanzimatit” fetar (klerikalist) dhe politiko-propagandistk mbi filan komandantin ose fistek udhëheqësin e UÇK-së, si “vrasës potencial të veprimtarëve ose intelektualëve të ‘krahut demokrat dhe intitucionalist’ të LDK-s!”

Çdo njeri normal dhe racional në këtë botë dhe mbi këtë tokë, i cili i ka vetëm dy fije ose fara truri (jo fara kungulli ose pocerrke) në kokën e tij, dhe i ka lëxuar vetëm dy faqe libri ose gazete gjatë tërë jetës së tij, e ka të qarte faktin se Serbia vazhdon të pëfitoi shumëfish nga i ashtuquajturi “Drafti” famëkeq i Christopher Hillit dhe aktakuzat e përbashkëta të LDK-së, Serbisë dhe Rusisë-kundër ish pjesëtarëve ose kamandantëve kryesor të UÇK-së.

Ç’është e vërteta, “drafti” i Hillit u ngritë ose krijua dikur nga Serbia dhe një pjesë “revolucionare” ose jugokomuniste e LDK-së në muzgun ose buzëmbrëmjen e llahtarshme të abortit ose shkurorëzimit të përgjithshëm me Serbinë dhe SPS-in e Millosheviçit.

Nga ata pra që për vite ose dekada të tëra i kishin vjelur frytët (mjetët) dhe gëzuar të gjitha privilegjet dhe benificionet më të larta në kuader të sistemit ose “pushtetit paralel” (rezistent) të Dr.Rugovës dhe shqiptarëve të Kosovës-kundër regjimit kriminale dhe gjakatar të Serbisë ose Millosheviçit, të instaluar asokohe në Kosovë.

Mbase, nga ata (lëxo fraksionin e njohur kundër Rugovës brenda LDK-së, në kordinim dhe sintoni të plotë me Bujar Bukoshin, Isa Mustafën, Halit Muharremin etj.) të cilët dikur u bën bashkë me pjesëtarët e ndryshëm të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së me seli në “Rogner” të Tiranës, e jo në fushën e nderit ose frontin e luftës, për t’i pjesëtuar ose ndarë bashkë fondët e luftës dhe ish qeverisë në ekzil të Dr.Bukoshit etj…Si ish fondi i 3 %, fondi i Aachenit, fondi i LDK-së në diasporë, fondi i Drenicës, vendlindja thërret etj.

Ndërkaq, të gjitha subjektet politike shqiptare në Kosovë, nën sloganet ose parullat djathtiste ose centrise, u profilizuan ose pozicionuan majtas.

Kjo ndodhi mbase nga nostalxhia ose letarxhia që kanë shqiptarët për komunizmin ose komunopansllavizmin, si rezultat i ndonjë moti, narrativi arsyeje tjetër objektive dhe subjektive. Kush e di!?

E majta dhe e djathta janë dy alternativa, dy narrative ose ekstreme dubioze, disonante dhe kognitive që mbeten si opsione të pranuara në Europë dhe gjithandej.

Në Kosovë dhe Shqipëri ndërkaq, ekstremet e njërës apo tjetrës palë,, ngelën të pranueshme, rmqsore dhe analogjike mes veti, pasiqë ato vazhdimisht aplikojnë ose praktikojnë mjetët ose metodat jodemokratike në realizimin e qëllimeve të tyre.

Paradoksi shqiptar në Kosovë qëndron pikërisht në narrativin e njohut reaksionar ose anakronik sipas të të cilit, me mijëra anëtar ose simpatizant të LDK-së , PDK-së, AAK-së, AKRS-së, PSHDK-së etj., në njerë anë e shajnë, akuzojnë ose paragjykojnë Kryeministrin Kurti dhe Vetvendosjen për kauza, koncepte ose ideologji të ndryshme majtiste, marksiste, revolucionare, radikale ose populiste, në anën tjetër ndërkaq, bashkëpunojnë, kolportojnë dhe kolaborojnë me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë si pasardhëse e ish-PPSH-së-kundër Albin Kurtit dhe kursit ose filozofisë së tij integrale, reformatore dhe avangardiste.

Këtij narrativi ose paragjykimi i parapriu fushata e madhe agjituese ose propagandistike e Kryeministrit të mehershëm të Kosovës, Avdullah Hotit -kundër Kryeministrit aktual Albin Kurti, mbi si thuhet “anti-amerikanizmin” e tij dhe plot brroçkulla, thnegla dhe shpifje tjera bizare ose bizantine kundër z. Kurti, të cilave u janë bashkangjitur si në “kor” edhe ish Kryeministri tjetër i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me filoserbin Behgjet Pacollin, si dhe lidershpet e PDK-së, LDK-së, Nismës etj.

Zatën, ky është paradoksi dhe absurdi shqiptar.

Ndonëse, narrativi dhe filozofia politike, konceptuale dhe ideologjike e një partie ose subjekti politik, nuk është domosdoshmërisht e varur nga liderët ose lidershipi i saj.

Ideologjinë dhe programin politik nuk e harton fare lideri ose lidershipi. Ato janë ngritur, krijuar dhe profilizuar shekuj ose dekada më herët.

Kështu që e majta ekstreme, radikale, filoruse ose komunopansllaviste, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, është shëndoshë e mirë në këmbë (paterica) të forta ruso-serbe.

Ndërkohë që një “delengji i vogël” bolshevik ose një majtist neoliberal,anarkoliberal ose anarkoindividualist si Edi Rama: Me ndihmën e pakursyer të Behgjet Pacollit, Lulëzim Bashës, Rusisë, Serbisë etj..e ka kthyer Shqipërinë në ‘tokë të askujt’, gjegjësisht në “parajsë” ose “tokë të premtuar” të drogës, korrupsionit, trafikut, kontrabandës, krimit të organizuar, prostitucionit, stratifikacionit, shpërlarjes së trurit dhe parave dhe të ngjajshme.

U mor vesh se në filozofinë politike të së djathtës, dominon ose mbizotëron fryma, sinteza dhe formula e njohur liberale ose demokratike, që do thotë ndërtimi i kapitalizmit në marrëdhëniet e tij me shtetin, pushtetin ose shoqërinë.

E djathta angazhohet për rend ekonomiko-shoqëror, si dhe sistem kapitalist të bazuar në ekonominë e tregut. Ajo përfaqëson eliten ose shtresën e lartë të shtetit dhe shoqërisë.

E djathta shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, për çastin ose momentin, përfaqëson pakicën. Sepse “shtresa e lartë e aristrokracisë ose borgjezisë së re shqiptare” janë shpërngulur ose kanë emigruar në politikë, qeveri, parlament ose në parti politike, kurse, pjesa më e madhe është shtresë e ulët që përbëhet nga punëtorët, bujqërit, blegtorët dhe tregtarët e vegjël ose ambulant.

Përderisa, ajo “pjesa tjetër” i mbiquajtur si shtresa më stabile dhe rentabile për shtetin (ët) dhe shoqërinè, përbëhet nga shtresa e mesme që përbëhet nga tregtarë të mesëm, nga administrata shtetërore ose publike, punonjësit e shëndetësisë, profesorët univerzitar, policia, ushtria, deri diku dhe arsimtarët etj.

Albin Kurti angazhohet për një ekonomi të lirë dhe sociale të tregut, për një shtet solidar e social, të lirë, të pavarur, sovran, integral, ligjor dhe demokratik.E jo për një ngrehinë ose kreaturë poroze, fraxhile, heterogjene, inkompajte, artificiale, disfunksionale ose parapolitike, në të cilën, thirren në vlerat e luftës së UÇK-së, edhe ata të cilët abuzojnë përditë me to, dhe nuk përfaqësojnë fare UÇK-së!

Paradoksi tjetër (shqiptar ose kosovar) i radhës është ai se “borxhezët, feudalistët, skllavopronarët ose aristokratët e ri” pushtetmbajtës ose pollitik, vazhdimisht kërkojnë votat e tyre. Votat e njerëzve të varfër ose shtresave me të ulëta dhe skmanore që duhet të votojnë dhe punojnë për ta!!!

Në të kundërten, bëmat dhe gjëmat e tyre ndaj shqiptarëve, gjithëmonë janë kobzeza ose ugurzeza.

Në politikë shqiptare ose kosovar, si duket nuk ka çlirimtar ose patriot të vërtetëve, nuk ka madje as të djathtë dhe të majtë, ata janë thjeshtë disa “kafshë të larta politike” të etur vetëm për pushtet dhe pasuri mbi kurrizin e thyer ose lakuar të kombit dhe atdheut.

Ndërsa, ujqërit e uritur për gjahun e ri shqiptar, këtë ditë e kanë pritur!

Pa e harruar këtu edhe qyqarëllëkun dhe naivitetin e dikurshëm të ish liderit (shefit)
të shtetit dhe qeverisë shqiptare, Prof. Dr. Sali Berishës, i cili për një kali të thjeshtë në fushën e “shahut politik” siç ishte (është) Lulëzim Basha, e fali ose e dha mbretëreshen, respektivisht Prof. Dr. Jozefina Topallin.

ASh