Ballina Shëndet Vaji i palmës – Çfarë i shkakton organizmit?

Vaji i palmës – Çfarë i shkakton organizmit?

 

Vaji i palmës prodhohet nga fruti i pemës së palmës, e cila rritet në plantacione masive në vende tropikale.

Në temperaturë dhome, vaji i palmës ngjason me formën e gjalpit të butë.

Ai përdoret për të zëvendësuar gjalpin në një mori produktesh brumi të pjekura, qofshin këto të ëmbla apo të kripura.

Sasia e madhe e yndyrnave të ngopura dhe numri i stërmadh i kalorive e bën vajin e palmës një zgjedhje fort të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Fatkeqësisht është një nga vajrat më të lira që ekzistojnë dhe për të mbajtur çmimet të ulëta, prodhuesit e përdorin masivisht në të gjitha produktet e ëmbëlsirave dhe më gjerë.

Hidhini një sy pakos me biskota në tryezën tënde, akullores që fëmijët e shijojnë kaq shumë, çokollatës tuaj të preferuar, patatinave – të gjitha këto përmbajnë vaj palme.

Pothuajse të gjitha kompanitë e njohura botërisht si për shembull Nestle, Cadbury, Haribo, Kellogs, Mars, Procter & Gamble, Unilever.

Vaji i palmës përdoret në produktet e tyre përfshirë këtu edhe të tillë jo-ushqimorë si buzëkuqë, shampo dhe detergjentë.

Ky përbërës është i njohur për koston e tij relativisht të ulët, përdorimin e përshtatshëm në një sërë industrish dhe qëndrueshmërinë e tij në kohë, duke i zgjatur kështu jetën produkteve të ndryshme ushqimore.

Vaji i palmës është prezent si përbërës në gjysmën e të gjitha produkteve të ambalazhuara që shiten në supermarkete në të gjithë botën.

Ai është vaji bimor më i konsumuar në planet, ose 65% e të gjithë sasisë së vajrave bimore të tregtuara tradicionalisht.

Në Shqipëri është edhe më i përhapur, madje vajin e palmës e gjeni gati në të gjitha ëmbëlsirat e gatshme, biskotat, patatinat e kripura, etj.

Interesohuni për shëndetin tuaj dhe pyesni edhe tek furra e bukës nëse e përdorin vajin e palmës.

Pyesni edhe tek dyqani ku bleni tortën apo ëmbëlsirat që konsumoni.

Dhe mbi të gjitha lexoni mirë çdo etiketë nëse ka në përmbajtje vaj palme.

Prodhuesit më të mëdhenj evropianë kanë nisur të deklarojnë se produktet e tyre nuk përmbajnë vaj palme.

Mundohuni t’i kontrolloni edhe ju vetë produktet që konsumoni.

Lexoni në AgroWeb mbi problematikat e vajit të palmës

Yndyrna në nivele maksimale

Ushqimet e përgatitura me vaj palme sjellin shtim në peshë, problem me zemrën dhe sëmundje të tjera kronike.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit, në një ushqim ditor prej 2.000 kalorish, nuk duhen konsumuar më shumë se 44-78 gramë yndyrna në ditë.

Vetëm një lugë gjelle me vaj palme përmban gati 14 gramë yndyrna dhe 120 kalori.

Yndyrna të pangopura.

Vaji i palmës është plot me yndyrna të ngopura të cilat rrisin nivelin e kolesterolit dhe ndihmojnë në bllokimin e enëve të gjakut.

Me kalimin e kohës, përdorimi i vajit të palmës të çon drejt goditjeve në zemër dhe infarkteve.

Plot me kolesterol

Kolesteroli vjen prej mënyrës së të ushqyerit dhe prodhohet edhe nga vetë trupi nëpërmjet djegies së yndyrnave të ngopura. Sa më shumë yndyrna të ngopura të konsumoni, aq më shumë organizmi do të prodhojë kolesterol.

Vaji i palmës përmban acid palmitik që është një yndyrë krejt e ngopur. Studiuesit e cilësojnë vajin e palmës si një zgjedhje shumë më e rrezikshme edhe se vetë gjalpi më yndyror.

Tension i lartë i gjakut

Përveç ndikimi në shtimin në peshë dhe rritjes së kolesterolit, vaji i palmës është gjithashtu fajtor në rritjen e presionit të gjakut.

Kjo ndodh nëse konsumohet në formën e nxehtë të tij, pra në përbërje të produkteve të pjekura apo të skuqura.