Ballina Bota Si Kosova me Serbinë, britanikët me letër ngjitës në targa për të...

Si Kosova me Serbinë, britanikët me letër ngjitës në targa për të hyrë në BE

 

Mosmarrëveshjet për targat mes Kosovës dhe Serbisë duket se kanë frymëzuar qeverinë britanike për ndryshimin e targave të saj.

Të gjithë ata qytetarë që udhëtojnë për në Bashkimin Evropian do të duhet të vendosin një letër ngjitëse në targat e tyre për të treguar se ata po udhëtojnë me një makinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Mediat e huaja tregojnë se rregulli i ri do të hyjë në fuqi më 28 Shtator.

Shoferët në MB duhet të kenë të afishuar qartë “MB”. Në këtë mënyrë ngjitësi zëvendëson mbishkrimin e vjetër “BM” (Britania e Madhe).

Ngjitësit e targave kushtojnë 1.75 euro në Britani. Përjashtimet nga rregulli bëjnë vetëm shoferët që udhëtojnë në Irlandë, për të cilët nuk kërkohet një afishe e tillë e targave. “Ndryshimi i identifikuesit kombëtar nga BM në MB simbolizon unitetin tonë si komb dhe është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë drejt përdorimit të shenjës së Mbretërisë së Bashkuar në qeveri“, tha një zëdhënës i Departamentit të Transportit .

Termi “Britania e Madhe” i referohet vetëm ishullit që përmban vendet Angli, Skoci dhe Uells ndërsa “Mbretëria e Bashkuar” përfshin gjithashtu Irlandën Veriore.