Ballina Kulturë Çmimet Nobel shpallen më 8 Tetor

Çmimet Nobel shpallen më 8 Tetor

 

Pretendentët janë Greta Thunberg, udhëheqësja e opozitës bjelloruse dhe aktivisti Navalny

Çmimi Nobel për Paqen do të shpallet vetëm tre javë para se udhëheqësit botërorë të mblidhen në samitin për klimën për të cilin shkencëtarët thonë se mund të përcaktojë të ardhmen e planetit. Sipas ekspertëve të fushës një arsye më shumë për të menduar se ky vit do ti përkasë Greta Thunberg.

Ndërsa fituesi shpesh ka qenë një surprizë mënyra më e mirë për të kuptuar është të shikosh çështjet globale që ka shumë të ngjarë të jenë në mendjen e pesë anëtarëve të komisionit që do të zgjedhin. Samitin e klimës COP26 që do të zhvillohet në fillim të nëntorit në Skoci shkencëtarët e përshkruajnë si shansin e fundit për të vendosur objektiva detyrues për reduktimin e emetimeve të gazrave serrë për dekadën e ardhshme.

Komiteti shpesh dëshiron të dërgojë një mesazh. Dhe ky do të jetë një mesazh i fortë për t’i dërguar COP26, tha Dan Smith, drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit në Stokholm.  Një çështje tjetër e rëndësishme që pritet të trajtohet është demokracia dhe liria e fjalës.

Kjo nënkupton një çmim për ndonjë grupim të lirisë së shtypit apo një disidenti të shquar politik, siç është udhëheqësi i opozitës në Bjellorusi i internuar Sviatlana Tsikhanouskaya ose aktivisti rus i burgosur Alexei Navalny.