Ballina Aktualitet Nga sot në Kosovë hyrja në lokale vetëm me certifikatë të vaksinimit...

Nga sot në Kosovë hyrja në lokale vetëm me certifikatë të vaksinimit apo test negativ

 

Nga sot sektorit të gastronomisë në Kosovë do t’i lejohet shfrytëzimi i hapësirave të brendshme, por me kusht që klientët të posedojnë dëshmi se janë të vaksinuar, test negativ apo serologjik.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se verifikimi është i lejueshëm edhe përmes formës elektronike, përmes QR kodit, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë për bizneset që shkelin masat antiCOVID-19.