Ballina Kulturë Një “dhuratë” e çmuar për Tropojën

Një “dhuratë” e çmuar për Tropojën

 

 

Ka kohë që  qarkullon libri i Frrok Vukajt “Rrugëtim arsimdashës i Tropojës”. Frroku është një nga filizët e Nikaj-Mërturit (Shëngjergj), ndër intelektualët e tij, mësuesi, drejtuesi, studiuesi, hulumtuesi i vlerave shpirtrore të kësaj zone.Ai në këtë libër dha një pjesë të shpirtit të tij, duke e parërelitetin në sy, me optimizëm, larg politizimit, larg servilizmit, duke analizuar e vlerësuar me syrin e specialistit edhe arritjet e sukseset, edhe mangësitë e kufizimet. Ai nuk e fsheh qëndrimin e tij,  nuk stepet e nuk heziton, nuk rrudhet e nuk tkurret, për tëthënë realitetin. Ai  këtu ka derdhur talentin e tij profesional, ka shprehur dufin e zemrës, inteligjencën e aftësitë e tij, përvojën  gjysëmshekullore në edukimin e brezit të ri. Ai arriti ta shohëshkollën e Mesme të Bashkuar Lekbibaj, në të cilën drejtoi për një kohë të gjatë, në shkollat më të dalluara të rrethit, dhe e dekoruar nga Kuvendi Popullor me 7 Mars 1987. Në libër janëpasqyruar me realizëm puna me përkushtim e mësuesve dhe nxënësve, ndihmesa e pashembullt e prindërve. Për pasqyrimin e kësaj pune titanike, e kanë ndihmuar dhuntitë metodike, burrëria e bujaria që i ka trashëguar nga prindërit, forca dhe karakteri i  tij i pashoq, trimëria  e guximi, me të cilat çau përpara mekrenari. Puna e tij sistematike e këmbëngulëse, gërmimi në arkivat dhe në materialet studimore, shfrytëzimi i ditareve e shënimeve të mbajtura në vite, përvoja e grumbulluar në punë, janë baza e këtij libri shkencor, profesional, të punuar me aq dashuri e ndjesi, për t’ua lënë brezave. Përfshirja  e historikut për gjithë rrethin e Tropojës dhe ndërthurja e kësaj pune me vendimet e direktivat e Qeverive, i ka rritur  këtij libri karakterin  shkencor dhe gjithëpërfshirës.

Frroku, këtë libër ua “dhuron” njerëzve të tij të dashur që i pati krah dhe e kanë frymëzuar gjithnjë, por dhe kolegëve të njëllogorje të përbashkët, miqve dhe dashamirëve, fshatarëve të tij të dashur që megjithëse është shkëputur prej tyre prej shumëvitesh, i duket se është pjesë e pandarë e trupit, e dëshirave, bujarisë, respektit, trimërisë, vendosmërisë, inteligjencës.

Pak nga brendia e librit:

Libri është konceptuar në katër kapituj :

  1. Fara e dijes, nëtë cilën autori i mëshon shumë fuqishëm aktorëve dhe faktorëve të rëndësishëm që ndikuan në përparimin dhe dijen ku rol të veçantë luajtën familja dhe feja si pjesë e supërstrukturës;
  2. Nga masivizimi nërritje cilësore (1945-1990);
  3. Tranzicioni dhe shkolla, ku përfshihenjo vetëm probleme të ndryshimit të sistemit, por edhe të rejat që lindën bashkë me sistemin e ri demokratik, ku janë analizuar me hollësi.
  4. 4.Kapitulli ilustruesi paisur me literatutën mbi të cilën është mbështetur autori për përpilimin e këtij libri si dhe fotografi.

Vlerësimet:

Në libër vlerësohen përpjekjet e vazhdueshme titanike tëpopullit të kësaj treve për arsim e dituri,   të bëra në periudha tëndryshme historike. Tradita në edukim, odat e burrave dhe kuvendet e malësisë, kanë dhënë një ndihmesë të madhe.Shembull për t’u ndjekur kanë qenë titanët e mendimit popullor të krahinës si: Binak Alia, Nikë Mengja, Balec Gjoni, Tunxh Miftari, Sali Mani, Hoxhë Dollapi, Gani Sokoli etj. Natyra fantastike dhe format e relievit, cicërimat e zogjve, e britmat e kafshëve të egra, gurgullima e përrenjve, vërshëllimat e erës, u pasqyruan në krijimtarinë e njerëzve të kësaj treve.

Tropoja bënte pjesë në Dioqezën e Pultit e themeluar që nëvitin 877. Kuvendet e fretërve në Gash (1649), në Toplanë(1696), në Mërtur (1705), kishat e Shën Premtes në Tetaj(shek 13), famullia e Nikajt në Gjonpepaj më 1779, në Curraj të Epërm 1897, pa mohuar shërbimin për ruajtjen e kultivimin e fesë, kanë shërbyer si vatra edukimi për ruajtjen e vlerave kombëtare, të zakoneve dhe traditave të popullit tonë: gjuha e pastër, doket, këngët, vallet, tregimet, legjendat, veshjen, veglat muzikore, bujarinë, trimërinë, heroizmin, mësimn dhe edukimin e njerëzve dhe i kanë pasqyruar në ditaret e tyre. Nga dokumentat del se që në vitin 1638, në Gash të Tropojës u bëmësim dhe predikim shqip.

Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me kërkesa tëvazhdueshme të popullit dhe pas këmbënguljes së Drejtorit tëPërgjithshëm të Arsimit z. Luigj Gurakuqime 1 qershor 1917, hapet shkolla e parë në Gjonpepaj, me mësues famullitarin Atë Nikoll Kolaj. Pak më vonë(1918), hapet shkolla tjetër në Raja të Mërturit  dhe në Malësinë e Gjakovës, në Bujan, me 04.01.1923 me 40 nxënës, me mësues Osman Shaqirin. Rëndësi pati hapja e internatit “Kosova” më 1923 nëKolgecaj(Bajram Curr). Pas tyre vijuan shkollat në PalcShëngjergjDegëCurraj i Epërm etj. Shkollat u hapën e u mbyllën disa herë gjatë atyre viteve, por ato janë  të parat dallëndyshe të arsimit në zonën e Tropojës dhe shërbyen për shkollimin e fëmijëve të kësaj zone të thellë.

Një vënd të veçantë zen arsimi pas Çlirimit. Hapja e 5 shkollave fillore në vitin 1946 në SelimajLlugaj (Rrogam),Berishë, Salcë Gjonpepaj dhe e kurseve kundër analfabetizmit, u bënë një bazë e shëndoshë për arsimimin e zonës së Tropojës, ku u dalluan mësuesët: Shaqe SokoljaQerim AliaOsman Hoxha, Ndue KolaVlash Gurashi, Burhan Hoti dhe dhjetra të tjerë. Përgatitja e mësuesve vendas krijoi mundësitë e hapjes së shkollave 7 e 8-vjeçare në fshatin Kolgecaj më 1948, nëTropojën e vjetër (1949), në Babinë më (1950), në Buçaj (1952), Gjonpepaj (1953), Geghysen (1953), Kovaç (Kërrnajë() 1953), Shëngjergj (1960), Salcë (1964), Curraj i Epërm(1966), në Q.Mulaj (1975), Bricë (1977), Tetaj (1982), ku u dalluan drejtuesit e shkollave: Zef Doda, Lazër Martinaj, Gjokë Doshi, Ndue Doshi etj. Pas viteve 1975 u hapën edhe shumë shkolla të tjera 8-vjeçare në Qeresh-Mulaj (1975), Bradozhnicë (1976), Kovaç (1976), Markaj (1979), Luzhë(1981), Tetaj (1982) etj. Në vitin 1975, numri i nxënësve në tëgjitha hallkat, brenda dhe jasht rrethit deklarohet në 10 000, rritur 2,5 herë krahasuar me 10 vite më parë. Në jetën e shkollës së kësaj zone ndikuan hapja e Konviktit  të Xhanit, në vitin 1946, që një vit më vonë u transferua në Theth, dhe më 1953 konvikti pranë shkollës 7-vjeçare Kolgecaj, në të cilin u strehuan mbi 100 konviktorë nga Tropoja.

Hapja e shkollës së mesme bujqësore në shtator të vitit 1970, në Tropojë, ish qendër e rrethit, ishte ngjarje me rëndësi.Në fillim të viteve 70, në qendër të rrethit kanë funksionuar edhe shkolla e mesme e mamive, shkolla ekonomike dhe industriale shumëdegëshe në Fierzë (1972). Një ngjarje e veçantë ishte hapja e shkollës së mesme bujqësore në Gjonpepaj, në shtator të vitit 1976 dhe e një dege të arsimit të mesëm të përgjithshëm në vitin 1985, në të cilat kanë marrë dëftesa mbi 2000 nxënës dhe kanë mbaruar arsimin e lartë mbi 150 prej tyre.Në vitin 1976 u hapën edhe tre shkolla të tjera të mesme bujqësore: në Llugaj, Bujan Pac dhe në vitin 1983-1985 edhe shkollat e mesme në Cërnicë, Babinë Margegaj etj. Në vitin shkollor 1999-2000, në rrethin e Tropojës kishte :20 kopshte të edukimit parashkollor, 45 shkolla 8-vjeçare, 35 shkolla fillore vartëse, 11 shkolla të mesme. Nga këto shkolla vazhduan arsimin e lartë dhe janë diplomuar  mbi 800 kuadro të lartë vendës.

Pas viteve 1990, në kapitullin tranzicioni dhe shkolla, autori është ndalë në problemet me të cilat u përball zona: me lëvizjet masive të popullsisë dhe me uljen drastike të numrit tënxënësve e me largimin masiv të mësuesve me arsim përkatës. Në vitin shkollor 2014-2015 në Zonën e Nikaj-Mërturit funksiononin vetëm shkolla e mesme Lekbibaj me 140 nxënës, shkolla 9-vjeçare Gjonpepaj me 83 nxënës dhe shkolla 9-vjeçare Shëngjergj me 39 nxënës. Janë mbajtur ende shkollat e c.ulët në fshatrat Tetaj, Mserr, Palc, Salcë, Bricë, por në dsa prej tyre me mësues pa arsim përkatës. Autori ven në dukje disa arritje të shkollës së këtyre viteve si depolitizimi, hapja e arsimit privat, evoluimi i metodave të mësimdhënies e mësimnxënies, alterteksti etj, por është ndalur në dukuri negative që ndikojnë nëcilësinë e punës së shkollës si: Krijimi i klasave kolektive nëciklin e lartë, mungesa e arsimit privat në Tropojë, mungesa e mësuesve të kualifikuar në zonat e thella, gjakmarrja dhe ngujimi i nxënësve, stresi dhe ndikimi në rezultatet e shkollës,  etj. Autori është përpjekur dhe ka dhënë eksperiencën e tij disavjeçare në punën me nxënës, për të gjetur burimet e stresit dhe për të dhënë forma të përballimit të tij. Është ndalëveçanërisht në kurrikulën dhe shkollën, në ngarkesën mësimore dhe format e shmangies së mbingarkesës. Ai është ndalë nëaltertekstin, në problemet që dalin me maturën shtetërore, metodat e mësimdhënies dhe metodat me qendër nxënësin, vlerësimi dhe vetëvlerësimi, puna me kuadrin, roli i drejtuesit në shkollë dhe probleme të tjera që vlerësojnë punën e palodhur të qindra mësuesve vendës dhe të ardhur nga rrethe të tjera për ta bërë Tropojën një nga rrethet e dalluara në arsim dhe kulturë. Këtu ka lista të plota të autoriteteve shkencore të rrethit, doktorëshkencash dhe profesorë, lista të mësuesve sipas profileve, lista të kuadrove të dalluar në kulturë, të dalluar në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, në shëndetësi e kudo kanë dhënë kontributin e tyre të vyer.

Libri shoqërohet në vend të parathënies nga dy shkrime tëProf.Dr Musa Krajës dhe të Mujë Buçpapajt të cilët vlerësojnë nga ana shkencore, rëndësinë e këtij punimi dhe rëndësinë e tij jo vetëm për Tropojën por për gjithë Shqipërinë. Libri ka edhe sentenca nga njerëz të shquar të artit dhe kulturës për arsimin. Është i paisur me shifra e fakte për numrin e nxënësve e të mësuesve në vite, me tabela për listën e mësuesve të shkollave, të mësuesve me arsim të lartë sipas specialiteteve, të nxënësve konviktorë në vite, të njerëzve të shquar të shkencës dhe të artit që kanë dalë nga shkollat e kësaj treve, doktorë në degë të ndryshme të shkencave, profesorë e doktorë me tituj që kanë dhënë kontributin e tyre të padiskutueshëm në zhvillimin e arsimit dhe kulturës në vend e jashtë vendit. Ai për çdo kapitull ka përcaktuar arritjet më të rëndësishme dhe është përpjekur tëjapë edhe problemet për të cilat kërkohet zgjidhje dhe mënyrat e zgjidhjes.

Në mbyllje të këtij libri, autori shkruan: “Gëzohem e ngazëllehem, për sukseset e arritura në të katër anët e Shqipërisë e më gjërë, për kontributet e sukseset e tropojanëve, bashkudhëtarë e pjesmarrës të zhvillimeve transformuese të cilët arsimohen e punojnë me qytetari për një jetesë më të mirë. Me modesti dhe pa vetëmburrje, duhet pohuar se mundësitë dhe energjitë e tyre, janë tëpashtershme dhe faktor i rëndësishëm i përparimit”.

Libri ka një gjuhë të zgjedhur e të përshtatshme për çdo lloj moshe e për të gjitha shtresat, është i këndshëm dhe tërheqës dhe tregon për një punë të gjatë në vite dhe nuk është një “Udhëtim i rastit”, por një ndalesë e thelluar në historikun e arsimit tëTropojës, i lidhur ngushtë me historinë e shkollës shqiptare, me evenimentet e saj më të rëndësishme dhe është i bazuar në dokumente historikë të besueshëm. Ky libër i shkruar me kompetencë, ka vënë një gur themeli në arkivin e Arsimit e kulturës në zonës së Tropojës dhe nuk duhet t’u mungojë bibliotekave tona.

Libri është paisur me foto të mësuesve, shkollave  dheveprimtaritë shkollore e kulturore në rrethin e Tropojës. Është rezervuar një vend i veçantë për nxitësit e sponsorët, zotërinjtëKadri Basha dhe Gjin Niklekaj, të cilët edhe ne i falenderojmë që kanë bërë të mundur botimin e këtij libri. Libri përmban një punë voluminoze të autorit të cilin e falenderojmë dhe e inkurajojmë për punë të tjera të tilla që i shërbejnë jo vetëm vendlindjes së tij, por edhe gjithë arsimit në tërësi.

Mark Kalaj- mësues