Shkroi FARIDA Ramadani
Shkodër
U ndjeva e priviligjuar që isha pjesë për tre ditë 18-20 shtator në qytetin liqenor të Pogradecit ndër 40 konkurentë me tregimin humoristik “Plaku dhe vajza” në Konkursin Mbarëkombëtar të Letërsisë Satiriko – Humoristike Niko Nikolla. Një maratonë aktivitetesh nga Albanian Excellence organizuar me mjeshtri, elegancë dhe nivel të mirëfilltë intelektual nga Flora N. Nikolla. Një grua plot energji pozitive, e palodhur dhe një organizatore e shkëlqyer deri në detaje të të gjithë aktiviteteve të realizuara këto ditë. Në këtë event morën pjesë dhe shumë përsonalitete të artit, kulturës, humorit etj. Disa nga aktivitetet që u realizuara ishin :
-Ekspozitë me rreth 70 karikatura nga Ferizaj me temë “Bestytnitë” shoqëruar me rreth 30 punime nga Luljeta Goranci e para femër karikaturiste në Kosovë e cila kishte rreth 50 vite që e ushtronte ketë art. Temat që ajo solli kryesisht ishin për gruan, ngrohja globale, politika, corona etj. Krahas autorëve të tjerë nga disa vende të botës u paraqit dhe i riu i talentuar EndRi BeQo i cili më dhuroi dhe një karikaturë me portretin tim të cilin e vlerësova shumë. U nënshkrua dhe bashkëpunimi me Shoqaten Hithi nga Ferizaj. Ky aktivitet u shoqërua me përformanca të mrekullueshme vallesh dhe kostumesh popullore të grupeve rinore të Pogradecit të cilët krijuan atmosferë festive.
-Tryezë e rrumbullakët me temë “Humori çështje për zgjidhje” ku ndër emra mjaft të njohur të artit, kulturës, humorit dhe gazetarisë mora fjalën duke u shprehur se duhet një kërkim i mirëmenduar në të gjithë qytetet për përsonazhe të humorit njëkohësisht duke theksuar dhe Shkodrën e cila e ka në genin e saj.
-Ekspozitë me rreth 100 libra në gjininë e humorit ku mu krijua mundësia të bëj prezantimin e librit “Na bashkoi bejta shkodrane” nga Bujar Zurali pikërisht si libër i zhanrit humoristik si temë e këtij eventi.
-Qeshia mbi tortë ishte nata e magjishme GALA e drejtuar nga aktorja e mirënjohur, e dashur dhe mjaft e suksesshme Zamira Kita dhe gazetari i disa TV dhe prezantues në disa aktivitete Rezear Xhaxhiu. Këtë natë u shpallën dhe fituesit e këtij Konkursi. Në këtë mbrëmje u ndanë dhe çmime për punimet më të mira në fushen e humorit si botime, karikatura, proza e poezi satiriko -humoristike. Për mua ishte shumë emocionuese dalja në skenë dhe prezantimi si pjesë e konkursit ku në ato pak fjalë vlerësimi dhe përshëndetjeje u shpreha si me humor “nëse vjen me nji buzqeshje n’Shkodër ne t’dhurojmë breshni buzqeshjesh” .Atmosferë mjaft të këndshme mes shoqërimit me duartrokitje të herpasherëshme nga të pranishmit krijoi Ikona shkodrane tashmë e mirënjohur në mbarë shqiptarinë Myfarete Laze me të cilën pata mundësinë të qëndroj mjaft kohë e normalisht si shkodrane s’na u ndanë dhe të qeshurat. Ndër të tjera këndoi këngën “Lule bore” për Shkodrën të cilën e shoqërova dhe unë derisa përfundoi. Një vemendje të veçantë iu kushtua dhe Sopranos Arlinda Morava e cila me sharmin dhe melankolinë e një femre që kërkon vemendje dhe me humorin e buzëqeshjen e saj që e karakterizonte këndoi disa këngë ndër to një këngë për femrat për ta shijuar dhe gëzuar jetën siç dëshirojnë ato normalisht me gjeste të këndshme humoristike shoqëruar me një shishe vere.
-Së fundmi u nënshkrua një peticion nga pjesëmarrësit për Parlamentin shqiptar për më shumë vëmendje në fushën e humorit. Mbrëmja GALA do të transmetohet nga R T Sh si eventi i parë ku u shpalos arti i humorit i cili krijoi një sfidë siç është ajo e krijimit të një harte gjeografike të humorit kudo në botë me një filozofi të jashtzakonshme të jetës e cila u përcoll me emocione shumë të bukura njerëzore. Ky është një hap për të treguar se ne kemi nevojë për aktivitete të tilla për t’u shkëputur pak nga zymtësia dhe për ta parë jetën më me optimizëm. E kush më bukur se humori mund ta bëjë këtë?! Ishte një takim që vërtetë më la mbresa të këndshme, u ndjeva e vlerësuar dhe shërbeu si një nisëm e bukur për ta parë jetën më me optimizëm dhe me humor.