Ballina Sport Princi i Kamboxhias kërkon të blejë St Etiennen

Princi i Kamboxhias kërkon të blejë St Etiennen

 

Paris Saint-Germain i Nasser Al-Khelaïfi mund të ketë një rival të ri. Norodom Ravichak, nipi i ish-mbretit të Kamboxhias, Norodom Sihanouk, konfirmoi se dëshiron të blejë klubin francez Saint Etienne.

Në një intervistë me Radio France Internationale, princi kamboxhian deklaroi: “Është e vërtetë që jam ofruar si kandidat për të blerë Saint-Etienne. Nuk vij këtu për të bërë një transaksion financiar. Dua të investoj për një afat të gjatë kohor dhe të kujdesem për Saint –Etienne.

Nëse biem dakord, do t’i siguroj këtij klubi mjete të mjaftueshme financiare për të përmbushur ambiciet dhe për t’i kthyer Saint Etienne lavdinë e dikurshme.”

Të gjelbrit mburren me 10 kampionate të fituara në Ligue 1 nga viti 1957 deri më 1981, duke qenë dhe rekordmenët e Francës në këtë aspekt.

Trofeu i fundit që kanë fituar është Kupa e Ligës në vitin 2013.