Ballina Aktualitet Britania lehtëson rregullat e udhëtimit për të vaksinuarit

Britania lehtëson rregullat e udhëtimit për të vaksinuarit

 

Britania e Madhe njofton lehtësime të kushteve të hyrjes në Angli për udhëtarët e vaksinuar.

Sipas medieve të huaja, nga 4 tetori, sistemi aktual për kategoritë e ndara sa i përket vendeve me rrezik të lartë, do të hiqet dhe do të zëvendësohet vetëm me një listë të kuqe. Secili vend që nuk gjendet në listën e kuqe konsiderohet në listën e gjelbër dhe i “pastër” për udhëtime. Nuk do të ketë më listë portokalli.

Po ashtu, udhëtarët që janë plotësisht të vaksinuar nuk do të kenë më nevojë të bëjnë një test para nisjes për të udhëtuar në Angli nga vendet e listës jo të kuqe.

Sekretari i Transportit, Grant Shapps, në një postim në “Twitter”, lajmëroi se: “Nga 4 tetori, udhëtarët e vaksinuar që hyjnë në Angli nuk do të kenë më nevojë të testohen para se të largohen nga një vend që nuk është në listën e kuqe.”