Ballina Bota Vaksinimi i detyrueshëm në Francë: i kontestueshëm dhe efektiv

Vaksinimi i detyrueshëm në Francë: i kontestueshëm dhe efektiv

 

Prej sot punonjësit në sistemin e shërbimit shëndetësor francez ose edhe te zjarrfikësit duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar kundër koronavirusit.

Detyrimi i pjesshëm për t’u vaksinuar me detyrim është i konstueshëm. Por shqetësimi është krejtësisht i paarsyeshëm, mendon Martin Hirsch. Drejtori i spitaleve publike të Parisit bën një krahasim të thjeshtë: “Një makinist treni duhet të kalojë test shikimi para se të bëjë punën. Testi ynë i syve është dëshmia se ne nuk mund të infektojmë askënd me Covid-19.”

Frikë nga mungesa edhe më e madhe e punonjësve

Jo të gjithë e shohin këtë me kaq qetësi dhe me pragmatizëm. Vaksinimi i detyrueshëm për punonjësit e spitaleve dhe të shtëpive të të moshuarve, për klinikat e mjekëve dhe farmacitë, për zjarrfikësit dhe madje edhe për studentët e mjekësisë po shkakton protesta dhe stres të përsëritur në ekipet tashmë të pakta të stafit në klinika.

Tani do të mungojnë edhe më shumë infermierë, druhet Cédric Lussiez nga grupi i spitaleve Nord Essonne: “Kur stafi nuk mund të punojë sepse nuk është i vaksinuar, natyrisht kolegët duhet të ndërhyjnë dhe të punojnë jashtë orarit për të mbushur boshllëqet”.

Shumica e punonjësve janë vaksinuar plotësisht

Por sa të mëdha do të jenë këto boshllëqe në të vërtetë është e vështirë të parashikohet. Sipas autoriteteve shëndetësore francez, rreth 84 përqind e punonjësve të shëndetësisë janë të vaksinuar plotësisht. Midis mjekëve në profesion të lirë ose punonjësve të kujdesit ambulator, shifra është deri në 91 përqind.

Sindikata përgjegjëse, CGT, paralajmëron: detyrimi tashmë në fuqi i vaksinimit mund të çojë në pranimin e më pak pacientëve në spitale dhe që operacionet të anulohen plotësisht. Por shumë menaxherë të shëndetit supozojnë se vetëm një numër shumë i vogël prej një deri në dy përqind i punonjësve do t’i rezistojnë përgjithmonë vaksinimit. Kjo është arsyeja pse Hirsch gjithashtu është optimist:

“Java e ardhshme do të jetë e vështirë, por a ja vlen përpjekja? Përgjigja është po. A ka çuar vaksinimi i detyrueshëm në rritjen e kuoatave të vaksinimit? Po. A ka çuar vaksinimi në më pak sëmundje dhe më pak mungesa të sistemit shëndetësor? Me siguri – po.””

Të pavaksinuarit i pret pezullimi nga puna

Pra, shkalla e vaksinimit po rritet. Sepse kushdo që aktualisht nuk ka të paktën dozën e parë të vaksinës mund të pezullohet nga punëdhënësi i tij – pa pagesë.

Nga mesi i tetorit, 2.7 milionë punonjësit në grupet e prekura profesionale duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar plotësisht. Por spitalet po veprojnë me shpejtësi. Në Lyon, për shembull, të gjithë punonjësit e spitalit që nuk janë vaksinuar marrin një mesazh me tekst kujtues në telefonin e tyre celular – përfshirë një rezervim preferencial në një qendër vaksinimi.

aud (ard)