Shtetet në të gjithë botën po garojnë për të vaksinuar popullsinë e tyre. Por disa vende po përparojnë më mirë se të tjerët.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë nga vendi i 18-të në atë të 40-të. Shkalla e vaksinimit në SHBA aktualisht është në një nivel të ulët prej 54,44%.
Lista e mëposhtme tregon përqindjen e popullsisë që ka vaksinuar çdo vend, bazuar në të dhënat nga Universiteti Johns Hopkins. Përkrah popullsisë është edhe numri i popullsisë totale të secilit vend.
Megjithëse normat më të larta të vaksinimit në botë nuk dominohen më nga vendet e vogla. Kina, për shembull, ka vaksinuar mbi 69% të popullsisë së saj prej 1.4 miliardë banorësh, shumë më tepër se SHBA-ja, e cila ka një popullsi prej vetëm 328 milion banorësh.
Por vendet më të vogla gjithashtu kanë përparuar, përfshirë Singaporin, një vend me një popullsi prej 5.7 milion banorësh, i cili gjatë dy muajve të fundit ka performuar mirë në procesin e vaksinimit, duke shkuar nga vendi i 21-të, në vendin e tretë në botë me shkallën më të lartë të vaksinimit.
Singapori tani ka vaksinuar mbi 79% të popullsisë dhe po hap sërish ekonominë.
Listën e kryeson Malta, e cila ka vaksinuar 82.82 për qind të popullsisë.
- Malta – 82.82%, popullsia: 502.000
- Emiratet e Bashkuara Arabe – 79.97%, popullsia: 9.7 milion
- Singapori – 79.10%, popullsia: 5.7 milion
- Portugalia – 78.85%, popullsia: 10.2 milion
- Katari – 78.33%, popullsia: 2.8 milion
- Spanja – 74.50%, popullsia: 46.9 milion
- Danimarka – 73.73%, popullsia: 5.8 milion
- Islanda – 73.63%, popullsia: 357.000
- Kili – 73.36%, popullsia: 18.9 milion
- Uruguai – 73.30%, popullsia: 3.4 milion
- Ishujt Seychelles – 72.63%, popullsia: 97,000
- Belgjika – 71.73%, popullsia: 11.4 milion
- Irlanda – 71.02%, popullsia: 4.9 milion
- San Marino – 70.85%, popullsia: 34,000
- Kina – 69.38%, popullsia: 1.4 miliardë
- Kanadaja – 69.17%, popullsia: 37.5 milion
- Bahreini – 66.82%, popullsia: 1.6 milion
- Mbretëria e Bashkuar – 65.68%, popullsia: 66.6 milion
- Mongolia – 65.51%, popullsia: 3.2 milion
- Norvegjia – 64.15%, popullsia: 5.3 milion
- Italia – 63.83%, popullsia: 60.3 milion
- Franca – 62.94%, popullsia: 67 milion
- Hollanda – 62.68%, popullsia: 17.2 milion
- Butani – 62.63%, popullsia: 763,000
- Gjermania – 62.02%, popullsia: 83 milionë
- Izraeli – 61.18%, popullsia: 9 milion
- Mauritius – 60.31%, popullsia: 1.2 milion
- Austria – 59.68%, popullsia: 8.8 milion
- Suedia – 59.62%, popullsia: 10.2 milion
- Maldivet – 59.33%, popullsia: 531,000
- Monako – 58.54%, popullsia: 39,000
- Luksemburgu – 58.08%, popullsia: 614,000
- Kamboxhia – 57.28%, popullsia: 16.5 milion
- Hungaria – 56.72%, popullsia: 9.7 milion
- Finlanda – 56.34%, popullsia: 5.5 milion
- Lituania – 56.26%, popullsia: 2.8 milion
- Ekuadori – 55.10%, popullsia: 17.4 milion
- Çekia – 54.74%, popullsia: 10.6 milion
- Greqia – 54.54%, popullsia: 10.6 milion
- Shtetet e Bashkuara – 54.44%, popullsia: 328 milion
- Lihtenshtejni – 54.28%, popullsia: 38.000
- Andora – 54.23%, popullsia: 77,000
- Malajzia – 53.29%, popullsia: 31.9 milion
- Zvicra – 52.76%, popullsia: 8.5 milion
- Polonia – 50.29%, popullsia: 37.9 milion
- Japonia – 49.96%, popullsia: 126.3 milion
- Arabia Saudite – 48.51%, popullsia: 34.2 milion
- Turqia – 48.13%, popullsia: 82 milion
- Sri Lanka – 47.73%, popullsia: 21.8 milion
- El Salvadori – 47.64%, popullsia: 6.4 milion
Pandemia nuk do të përfundojë derisa çdo vend të arrijë normat e vaksinimit si vendet në krye të kësaj liste. Por tani për tani, kjo po duket gjithnjë e më e vështirë në një kohë kur në vende si SHBA-ja, vaksinimi kundër Covid-19 është kthyer në një çështje politike midis të majtëve dhe të djathtëve.
Siç thekson New York Times në një artikull, SHBA tani renditet ndër nivelet më të ulëta të vaksinimit për vendet e pasura. Disa vende të pasura si Australia janë ende duke luftuar, me vetëm 33.79% të popullsisë së saj të vaksinuar, por kjo është një rritje nga 12.18% në fund të korrikut. Japonia është një vend tjetër i pasur që ka luftuar me përhapjen e vaksinave, aktualisht renditet nën Shtetet e Bashkuara me vetëm 49.96% tw popullsisë të vaksinuar plotësisht.