Nga Azgan HAKLAJ
Lek Dukagjini Hamurabi Shqiptar, Justiniani i Dytë
Historiografia ballkanase dhe europiane njeh vetëm Kanunin e Lek’ Dukagjinit.
Dinastia e Dukagjinëve ?!
Cila është etnogjeneza e tyre?!
Çfarë do të thotë Dukagjin?!
Gjon Muzaka në testamentin e tij flet me superlativa për këtë dinasti të shquar.
I pari i tyre Gjergj Dukagjini ishte zot i disa fshatrave të Lezhës, prijës i 40-të kalorësve dhe 100 këmbësorëve.
Ai vdiq në vitin 1409-të, por Dinastia vazhdoj me Pal, Nikoll, Lek Dukagjinin, të cilët i shtrinë zotërimet e tyre nga fushat e Zadrimës së Lezhës, në veri e verilindje të Shkodrës, Mirditë, Berishën e Pukës, Vulpianë, Rrafshin e Dukagjinit deri në Istog në Dardaninë Antike “Kosovë”.
Dukagjin do të thotë Duka i Gjinit.
Dukagjinët ishin mbështetje e fuqishme të Gjergj Kastriotit- (Skenderbeut) në betejat për çlirim nga Parandoria Osmane, krijimin e Shtetit të Përqendruar Arbëror dhe qeverisjen 25-vjeçare të tij.
Vdekjen e Pal Dukagjinit në vitin 1446-të Gjergj Kastrioti e përjetoj me shumë dhimbje:
Sipas Fan Nolit, Gjergji do të shprehej për të:
“Sikur të kishte patur Arbëria edhe disa princër si Pali”.
Gjergj ynë kur mbylli sytë iu drejtua Lek Dukagjinit:
“Amanet Arbërinë”.
Lek Dukagjini krahas luftës me Perandorinë Osmane në krah të Gjergjit dhe pastaj për mbajtjen e amanetit të tij ka meritën se ashtu si Mbreti Babilonas Hamurabi, i cili bashkoj Mesopotamin e lashtë mblodhi ligjet dhe bëri kodin e tij, siç krijoj kodin, apo të drejtën romake Justiniani I edhe Lek Dukagjini hartoj kodin e jurisprudencës arbërore, versnik’ me Rilindjen Europiane, i cili sot është monument kulturor i enciklopedisë së saj.
Historiografia ballkanase europiane nuk njeh tjetër vetëm Kanunin e Lek’ Dukagjinit.
Lek Dukagjini u edukue me kulturën dhe idetë humaniste të Rilindjes Europiane.
Rilindja Europiane kishte shenuar nisjen e kohës moderne, një periudhë historike që në përgjithësi e ka zanafillën në shekullin e XV-të dhe deri në Revolucionin Francez të vitit 1789-të.
Shekulli i XV-të ishte një periudhë e arritjeve të mëdha ekonomike, kulturore, politike, shkencore, fetare dhe shoqërore dhe përmblidhet midis fundit të mesjetës vonë dhe fillimit të kohës moderne.
Midis ngjarjeve të mëdha në fushën politike ishin:
Çeshtja lindore e karakterizuar nga ekspansioni i Perandorisë Osmane pas marrjes së Kostadinopulit, në vitin 1453, e cila kërcënoj realisht Hungarinë dhe Austrinë dhe perëndimin, por vërshimi i saj u ndal nga diga e pathyeshme e arbërorëve të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti, të cilët u bënë dalëzotës të trojeve të veta dhe të vlerave të qytetërimit europian.
Çeshtja perëndimore, e cila kishte epiqendër kulturore të Rilindjes Europiane Italinë, me ndarje territoriale në qytet shtete me regjime të ndryshme politike, republikane si Firence dhe Venecia dhe monarkike ato të Napolit dhe Milanos si dhe dominimi i Papës në Romë, që do të pasohej më vonë me krijimin e shteteve moderne, midis të clave monarkitë e Francës, Anglisë, Spanjës.
Në këtë etapë u vendos një formë e re e shikimit të botës dhe qenies njerëzore të përqendruar në fushën e arteve, politikës, filozofisë dhe shkencave duke zëvendësuar teocentrizmin mesjetar me antropocentrizmin.
Protagonistët kryesor i përkisnin fushës së artit.
Ndër më të shquarit ishte Françesko Petarka.
Me këtë kulturë rilindase europiane është brumosur Lek Dukagjini që i’a kishte mundësuar dera e estëve në Itali, gjak me të.
Hartimi i Kanunit të tij të famshëm, i cili pati ndikim të jashtëzakonshëm në shoqërinë shqiptare dhe rajonale të kohës dhe ka edhe sot është produkt i dijeve të fituara dhe punës këmbëngulëse prej më shumë se dy dekadash të iluministit tonë, rilindasit europian, konstruktorit të jurisprudencës Lek’ Dukagjini.
Gjatë periudhës 1458-1481 ai udhëhoqi kuvendet dhe pleqnitë e malësorëve realizoj përmbledhjen e Kanunit mijëravjeçarë që u trashëgua brez pas brezi si praktikë gjykimi përmes fjalëve të urta të formuluara apo të rithëna prej tij, rast pas rasti si sentenca juridike.
Kryefjalë të kanunit janë besimi tek Zoti, besa dhe nderi i individit dhe familjes të ngritura në piedestal.
“Shpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, theksohet në kanun.
Ai nuk inkurajonte, as nuk nxiste krimin siç mundohen ta paraqesin disa, ndoshta pa e lexuar fare.
Jo aspak.
Përkundrazi.
Misioni i tij ishte të parandalonte krimin.
Në kanun nuk njihen klasat, rracat, kastat.
Liria është e shenjtë dhe nuk njeh skllevër e bujkrobër.
Askush nuk guxon të prekë lirinë e tjetrit.
Gjaku i princit është i barabartë me me gjakun e sherbëtorit.
Prona private është e paprekshme.
Në kanun nuk njihet urrejtja për popuj të tjerë e fe të tjera.
Kultura e pajtimit në mosmarrëveshje janë negociatat.
Nderi e dinjiteti i njeriut janë të pacënueshëm.
Femra në Kanunin e Lek’ Dukagjinit ishte institucion i paprekshëm.
Shumë përsonalitete shqiptare e botërore e kanë vlerësuar maksimalisht kanunin këtë kryevepër të mendjendriturit Lek Dukagjini.
Ai është kushtetuta e parë demokratike, pararendëse e parlamentit të sotëm.
Homeri i ndjesive shqiptare Gjergj Fishta thotë: “Kanuni është prerje e drejtë- vendosje e drejtë”.
Ai është palca e kombit”.