Ballina Aktualitet Takimi Rexhepi-Durmishi: Biseduam për projekte infrastrukturore, në fokus rruga Tetovë-Prizren

Takimi Rexhepi-Durmishi: Biseduam për projekte infrastrukturore, në fokus rruga Tetovë-Prizren

 

Zëvendës ministri i transportit dhe lidhjes Bekim Rexhepi së bashku me ministrin Blagoja Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërorë, Ejup Rustemi takuan zëvendësministrin e Infrastrukturës së R. Kosovës z. Hysen Durmishi.

Biseduam për projektet e përbashkëta të infrastrukturës me fokus të veçantë për rrugën nga Tetova në Prizren.

Bashkëpunimi do të vazhdoj në mes dy vendeve dhe dy popujve, për shkak të bashkëpunimit më të madh ekonomik dhe marrëdhënieve dypalëshe.