Ballina Kryesore Artan Grubi, M.V.: Koha për t’u regjistruar të gjithë

Artan Grubi, M.V.: Koha për t’u regjistruar të gjithë

 

Sot, me rastin e fillimit të procesit të Regjistrimit i cili do të zgjasë deri në fund të muajit, Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi fton qytetarët që masovikisht t’i përgjijen regjistrimit duke marrë pjesë dhe duke e përkrahur pa rezervë për shkak të rëndësisë së madhe që ka për të gjithë ne ky proces.

Me këtë rast Zëvendëskryeministri i parë Grubi uron që qytetarët do t’i përgjigjen pozitivisht ndërmarrjes statistikore dhe të mos mbetet asnjë qytetar pa u regjistruar.

Bashkë jemi më shumë.

Ky proces ka filluar sot dhe do të mbarojë në fund të Shtatorit me sukses.
Duke bërë thirrje për një regjistrim sa më masiv, Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka theksuar se bashkëqytetarë tanë që jetojnë në diasporë e që nuk e kanë kryer këtë obligim, të njejtën të vazhdojnë ta bëjnë sepse deri në fund të muajit mund të regjistrohen online ashtu siç janë regjistruar të tjerët deri më tani.
Sipas Zëvendëskryeministrit të parë Grubi, diaspora duhet të vazhdojë të regjistrohet dhe me këtë të konfirmojë se është pjesë e vendit, pasiqë të gjitha sukseset i kemi të përbashkëta.