Vite më parë, kur “komandantët” e frustruar, nga humbjet e zgjedhjeve, digjnin flamujtë e Dardanisë! Ata u prinin bandave, nën siglën e të ashtuquajturave “Shoqata të dala nga lufta“. Njëringa këta “kommandantë” ishte edhe Smajl Latifi. Në Mërgatëkishte sabotuar Fondet për mbijetesën e Kosovës, kishte përçarëshqiptarët, tani i kallte flamujtë e Dardanisë! Ai, me shokët e tij, halabakë e rrugaçë, versuleshin me shkrepse në dorë, u vininzjarrin, radhazi, flamujve të Dardanisë! Arsyetimi, sa i thjeshtë, aq edhe idiotesk: “Është flamuri i Rugovës!”
Realisht, Flamuri i Dardanisë, i ideuar nga PresidentiRugova, është flamuri më përmbajtësor dhe më i kompletuar, me elemente kombëtare të Shqiptarisë. Si i tillë u pëlqye shumënga populli. Por, profanët, injorantët e ideologjisë sllaviste, nuke duronin dot. Dhe, pavarësisht, përmbajtjes, bukurisë dhekombëtarisë, Smajl Latifi, kuadri partiak i AAK-së, kryetari ikomunës të Rahovecit, bënte “yrysh” në kalljen e flamuritdardan, për t`u ngrohur me flakën e tij.
Edhe pse ende nuk është hapur fillimi i fushatës, përzgjedhjet lokale, kryetari i komunës të Rahovecit e ka nismuarfushatë javë më parë. Dhe, gjithçka ishte e sinkronizuar me partitë-banda të PAN-it. Sulmi është koncentruar tek presidentjaVjosë Osmani, dy ministrat e Listës “GUXO”, Donikë Gërvalladhe Faton Peci. Qëllimi është i qartë: T`i bëjnë presionkryeministrit Albin Kurti, për shkarkimin e tyre, me qëllim tëprishjes të koalicionit LVV-GUXO, për ta marrë pushtetin, qoftëedhe pa zgjedhje, opozita plus “Lista Serbe“.
Opozita “hallakati” arkiva, duke risjellur në ekranintervistat, ku Donikë Gërvalla ka folur për “të bëmat” kriminale të “disa komandantëve“. Sipas PAN-istëve, Donika, duke emërtuar disa nga “komandantët“, rrast tëinkriminuar, paska “sulmuar vet UÇK-në“, edhe pseshumica e tyre kurrë nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së, as pjesë e luftës.
Donikë Gërvalla, duke qenë zëvendës-kryeministre, ministre e Jashtme dhe e Diasporës, në disa takimerajonale e ndërkombëtare, potencoi se “qeveria aktualepo lufton krimin dhe korrupsionin“. PAN-i, duke qenëpjesë e krimit dhe e hajnisë zyrtare, reagoi se “ministrjae Jashtme po dëmton imazhin e Kosovës, duke pranuarse në Kosovë janë bërë krime e hajni“.
Ministrja Gërvalla tha se “me kot sulmohet BE-japër mos liberalizimin e vizave, pasi Kosova duhet taluftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Dhe përkëtë fajin e kemi ne, Kosova“. Rrjedhimisht, Kosovanuk i ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave.
Banda PAN-iste, kinse e habitur me deklarimet e zonjes Gërvalla, ashpërsoi fushatën kundër ministrësGërvalla, duke i kërkuar kryeministrit Kurti shkarkimine saj të urgjentshëm! Por, të gjitha këto që i deklaronministrja Donikë, gjendën në raportet e BE-së dhe tëorganizmave tjera ndërkombëtare. Dhe, halabakëtfalsifikatorë të PAN-it, nuk arijnë t`i mbulojnë!
Një gazetë zvicrane, e interesuar për luftën e UÇK-së, Donikë Gërvalla përgjigjet me korrektësi, se “UÇK-ja bëri luftëmbrojtëse, kundër pushtuesit serbo-sllavë“. Por, disa“komandantë“, shpirt-shitur e kriminelë, ishin përcaktuar përmisionin makabër, marrjen e pushtetit me dhunë, duke shantazhuar, kërcënuar dhe vrarë kundërshtarët politikë. Dhe, kjo e vërtetë absolute, tashmë, nuk përbën asnjë sekret. Sepse, vrasjet politike janë serike dhe numerike, të realizuara nga një – Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale -.
Kryetari Smajl Latifi e dështoi fushatën parazgjedhore të tijqysh në start. Presidentja dinjitare, Vjosë Osmani, nxënësebesnike e Presidentit Rugova, po shkëlqen, mençurisht e profesionalisht, në postin e lartë të Presidentës të vendit.
Paraqitjet e dinjitetshme të Donikë Gërvallës, nëpërfaqësimin e politikës të jashtme të Kosovës, janë tësuksesshme, që bllokojnë manipulimet e vrazhdëta të Serbisëagresive. Zonja Gërvalla, në përballjet debatuese televizive tëEvropës dhe të botës, me eksponentë të lartë serbo-sllavë, i ka mundur përgjatë luftës 1998-1999. Askush më mirë se ajo nukka arritur të sjellë dëshmi e fakte, për ta bindur opinioninndërkombëtar, për agresionin terrorist serbo-sllavë dhe“mbrojtjen e pragut të shtëpisë“. Donikë Gërvalla plotësoiprojektin e nismuar nga babai i saj, Jusuf Gërvalla, për UÇK-në, mbështetjen dhe afirmimin e saj.
I handakosuri Smajl Latifi, dikur kallës i flamujve tëDardanisë dhe, tani, kryetar i komunës të Rahovecit, i sulet edheministrit tjetër të Listës “GUXO”, Faton Pecit. Përzgjedhjaemërore është e të njëjtit qëllim, njësoj si në rastin e presidentësVjosë dhe të ministrës Donikë. Zotriu shpifës Latifi, abuzon me hallet e bujqërve të vyeshëm – par ekselance – të Rahovecit, tëmirënjohur në Kosovë e më gjerë, si prodhimtarë novatorë e profesionalë.
Pandemia, e paplanifikuar, tërhoqi fonde edhe nga bujqësiadhe, rrjedhimisht, pati reduktime në kompensimin e bujqërve.Plus goditja që u bëri breshëri shumë nga kulturave të mbjella.Dhe, këto fatkeqësi provon t`i shfrytëzojë, për të sulmuar e denigruar ministrin e Bujqësisë dhe të Pylltarisë, Faton Pecin.
Kuadri i partisë-bandë AAK, Smajl Latifi, dje kallës iflamujve të Dardanisë, sot kryetar i komunës të Rahovecit!
Kuadër se jo mahi!