Shkruan: Florim Zeqa
Janë bërë mbi pesë muaj që kur janë shkarkuar 13 ambasador të Republikës së Kosovës nga pushtetarët e rinjë. Që nga ajo kohë, në 13 shtete të rajonit dhe botës Kosova nuk ka ambasadorë, por vetëm ushtrues (të besueshëm) detyre!
Vonesat, produkt i mospajtimeve apo!?
Përveq spekulimeve mediatike, askush nuk i di arsyet e vërteta të prolongimit të procedurave për zgjedhjen e ambasadorëve të rinjë!
Përderisa pushtetarët po arsyetohen me kriteret profesionale dhe aftësitë diplomatike të kandidatëve, siq duket arsyet e mos përzgjedhjes së kandidatëve, më shumë se teknike, janë produkt i konflikteve të brendshme mes partnerëve të koalicionit LVV-LV!
Mospajtimet mes totalitarëve të LVV-së dhe “guximtarëve” të LV-së në caktimin e ambasadorëve të rinjë janë aq të mëdha dhe aq të thella saqë mund të shkaktojnë tërmet politik në vend.
Kjo po vërehet qartë edhe në mospajtimet në caktimin e kandidatëve për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021!
Përveq konfliktit të brendshëm politik, është edhe konflikti tjetër akoma më i ndjeshëm dhe më profitabil mes partnerëve të koalicionit qeverisës. Pra, është ai i përmbushjes së kriterit bazik, i “ngrohjes së Defit”!
Kur është në pyetje ngrohja e Defit, kërkohet një sqarim shtesë për lexuesit.
Nga të gjitha qeveritë e deritanishme, përzgjedhja e stafit diplomatik dhe konsullor është bërë sipas kriterit “kush qet në Def më shumë”, e jo sipas kriterit profesional apo aftësive diplomatike të individit, siq ishte rasti shumë viteve më parë, me rastin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë, kur një kandidat serioz nga Treviso, nuk erdhi në shprehje për staf diplomatik ngase nuk e përmbushi kushtin kryesor të “ngrohjes së Defit” të pushtetarëve!
Nëse rastësisht ndodhë që ndonjë kandidat i përgaditur mirë arrinë të depërtoj pa u filtëruar mirë nëpër “sitat qeveritare” apo pa e ngrohur mirë Defin, këta menjeherë ia gjejnë ilaçin për ta larguar, për arsye se çmimi i ambasadorit është bukur i lartë, më i lartë seqë e mendojnë qytetarët e zakonshëm, sillet apo i kalon shifrat pesëshifrore (dhjetëramijëra euro)!
Sinqerisht, disa herë më kishte shkuar mendja të konkurojë për staf diplomatik, por kur më binte ndërmend “ngrohja e Defit”, më ftoheshin damarët e gjakut, për shkak të buxhetit të varfër familjarë!
Ata të cilët nuk duan të besojnë në të vërtetat e hidhura, të ngritura në shkrimin e mësipërm, e kanë të lehtë, le ta provojnë, të konkurojnë për ambasador apo staf diplomatik. Nëse nuk kanë lidhje të afërta familjare me pushtetarët, as që do t’iu lexohen CV-it e tyre pa e kaluar testin paraprak të “ngrohjes së Defit”.
Shkarkimet politike, bëhen gjithnjë me ngarkime politike sipas kritereve të sipërcekura!