Ballina Diaspora KOLË BERISHA DO TË KUJTOHET SI VEPRIMTAR I VEÇANTË I KOSOVËS

KOLË BERISHA DO TË KUJTOHET SI VEPRIMTAR I VEÇANTË I KOSOVËS

 

Nga Harry BAJRAKTARI – “Nderi i Kombit”- Amerikë

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta e ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, i cili jetën e tij ia kushtoi Kosovës.

​Kola ishte një veprimtar i devotshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, bashkëpuntor i ngushtë i Presidentit Rugova dhe aktivist i hershëm i Lidhjes Demokratike, ku kishte mbajtur edhe pozitën e nënkryetarit.

​Kam pasur rast ta njoh për së afërmi në disa takime me tënë SHBA dhe në Kosovë. Kolë Berisha ishte një njeri i veçantë, i urtë dhe i dashur me një kulturë të gjerë shqiptare. Ka qenë kombëtar e njerëzor që dha një kontribut të rëndësishëm për liri dhe pavarësi të Kosovës.

​Me vdekjen e tij, familja humbi njeriun e tyre të dashur, ndërsa Kosova, veprimtarin e saj shumë të çmuar.

​Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohen dhe punuan me të.

​Shpirti i tij u prehtë në paqe të përhershme!

New York, 2021​