Nga Harry BAJRAKTARI – “Nderi i Kombit”- Amerikë
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta e ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, i cili jetën e tij ia kushtoi Kosovës.
Kola ishte një veprimtar i devotshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, bashkëpuntor i ngushtë i Presidentit Rugova dhe aktivist i hershëm i Lidhjes Demokratike, ku kishte mbajtur edhe pozitën e nënkryetarit.
Kam pasur rast ta njoh për së afërmi në disa takime me tënë SHBA dhe në Kosovë. Kolë Berisha ishte një njeri i veçantë, i urtë dhe i dashur me një kulturë të gjerë shqiptare. Ka qenë kombëtar e njerëzor që dha një kontribut të rëndësishëm për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Me vdekjen e tij, familja humbi njeriun e tyre të dashur, ndërsa Kosova, veprimtarin e saj shumë të çmuar.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohen dhe punuan me të.
Shpirti i tij u prehtë në paqe të përhershme!
New York, 2021