Ti, edhe gjethen e ban’ orkester,
Edhe fyellin e flatron si nji zog…!
Meloditë t’ujvarojnë me fllade alpesh,
Me dhjetra kangë të kanë për Zot…
Humori e ka të qeshuren tande,
Na dhuron të qeshura me humor.
Si një plis i bardhë të rri Fjala.
Si lis mali të rrin ty emri: malësor.
Ti ecën si të ishe bjeshkë Sylbice,
Rrugëve me semafor të Kryeqytetit.
Të japin jetësi, bukuri e lartësi… ,
Rrënjët e tua në tokën e Kepenekit.
RAMIZ LUSHAJ
Tiranë, 21 gusht 2021