Nëse në listën tuaj të kontrolleve mjekësore, nuk keni edhe një dermatolog, duhet ta rikonsideroni listën. Këtu nuk e kemi fjalën vetëm për trajtimet e bukurisë, mbushësit apo botoksin. Në SHBA, anashkalimi i shumë vizitave, ka bërë që shumë problematika të rëndësishme të lëkurës, të kapen dhe rrjedhimisht, të trajtohen me vonesë nga mjekët.
Dermatologu Orit Markowitz, sugjeron që “përveçse të vetë-kontrolloheni”, të shkoni të paktën një herë në vit tek një dermatolog: për fytyrën, nishanet dhe lëkurën në përgjithësi. Ai thotë se “kontrolli vjetor i kancerit të lëkurës me një dermatolog është domosdoshmëri”. Veçanërisht nëse mjeku përdor dermaskop.
Dermaskopi është një pajisje dore me madhësinë e një telefoni celular dhe përdor dritën dhe zmadhimin për të siguruar një pamje ekstreme të lëkurës. Kjo i lejon dermatologët të përcaktojnë më mirë nëse një vend është shkak për shqetësim apo jo, duke rritur ndjeshmërinë e diagnozës me 30% dhe duke kapur kanceret para se të kenë shkuar shumë larg.
Një përmbledhje klinike e botuar në revistën Dermatology Practical & Conceptual zbuloi se ndërsa shumica e melanomave të gjetura duke përdorur një dermatoskop ishin në vend (vetëm në epidermë), 40 përqind e melanomave të gjetura gjatë ekzaminimeve kishin avancuar tek nyjet limfatike.
Studime të tjera vlerësojnë se pandemia ka çuar në një vonesë, përsa i përket diagnostikimit dhe trajtimit për mbi 1 milion kancere të lëkurës.