Ballina Bota Protestuesit në Londër “mësyjnë” televizionin/ Kundërshtojnë lajmet për pandeminë: Janë gënjeshtra!

Protestuesit në Londër “mësyjnë” televizionin/ Kundërshtojnë lajmet për pandeminë: Janë gënjeshtra!

 

Qindra protestues hynë në ambientet e një kompanie mediatike në Londër.

Tubuesit kundër masave kufizuese anticovid kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj qasjes se mediave ndaj pandemisë se koronavirusit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë turma njerëzish që hyjnë me forcë në kompaninë mediatike që mundëson transmetimet e “Channel 4”.

Demonstruesit kërkuan të flisnin me pronarin e kanalit, i cili sipas tyre, transmeton lajme të rreme për koronavirusin.

Para se t’i drejtoheshin kanalit televiziv, demonstruesit mbushën rrugët e Londrës për të shprehur pakënaqësinë e tyre për vaksinimin.

Ky incident vjen vetëm dy ditë pasi protestuesit kundër pasaportës së vaksinës tentuan të futeshin me forcë në ambientet e “BBC”.