Ballina Aktivitete Sigurimi privat i pronës dhe shëndetit, si të mbrosh veten dhe shtetin...

Sigurimi privat i pronës dhe shëndetit, si të mbrosh veten dhe shtetin nga kolapsi financiar

 

Bota po kalon një periudhë shumë të vështirë javët e fundit.

Sikur të mos mjaftonte rikthimi i frikës nga Covid-19 dhe versioni “Delta” që po përhapet me shpejtësi në shumë vende, njerëzimi po përballet edhe me fatkeqësi të rënda natyrore që po lenë pas viktima, të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Rreth 3000 njerëz raportohet të kenë humbur jetën në Haiti pasi vendi u godit nga një tërmet 7.2 ballë të shkallës rihter, ndërsa mbi 5700 persona kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë shteti i ndodhur në Paqësor ende po rikuperohet nga shkatërrimi që la pas tërmeti i vitit 2010 ku u vranë mbi 200.000 persona dhe lëkundjet e tokës shkaktuan dëme masive në infrastrukturën dhe ekonominë e këtij shteti.

Për të kaluar në Europë, kujtojmë përmbytjet e mëdha që goditën Gjermaninë, Holandën, Belgjikën dhe Zvicrën duke shkaktuar mbi 200 viktima dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur, kryesisht në Gjermani, e cila duhet të rikuperojë një faturë dëmesh prej rreth 3 miliardë eurosh.

Ndërsa së fundmi, është Turqia shteti që po përballet me përmbytje tragjike që kanë lënë pas deri tani 70 viktima dhe 47 të zhdukur.

Situatë alarmante paraqitet edhe ajo nga zjarret ku shumë shtete po përballen me vatra të mëdha flakësh që kanë shkatërruar banesa, biznese dhe toka bujqësore. Këtu përfshihet edhe vendi ynë ku disa vatra zjarri vijojnë të jenë ende aktive, ndërsa 2 persona, bashkëshortë, humbën jetën nga zjarri në Gjirokastër.

Por përveç fatkeqësive natyrore, edhe pandemia e Covid-19 po qëndron si shpatë mbi botën me shifrat e infektimeve të reja që rriten çdo ditë dhe me frikën e një tjetër “lockdown”-i në vjeshtë.

Por sa e gatshme mund të jetë Shqipëria për të përballuar një tjetër fatkeqësi natyrore?

Vendi nuk e ka marrë ende veten nga tërmetet tragjike të 2019-ës, me qytetarë që enden ende zyrave të institucioneve shtetërore për të kërkuar riparimin e banesës apo një të re.

Edhe pse qeveria ka rindërtuar një pjesë të objekteve të dëmtuara, sërish ka ende shumë familje që presin me sytë nga qielli.

Pa harruar këtu edhe kostot financiare të përmbytjeve që godasin thuajse çdo vit vendin, kryesisht në zonën e nënShkodrës, Durrësit, Fierit apo Vlorës.

Të gjitha këto bëjnë që fatura që duhet të përballojë qeveria të jetë e lartë. Ndaj dhe duhet të hyjnë në lojë kompanitë e sigurimeve.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon vjen për qytetarët me paketat më të mira të sigurimit dhe garanci të niveleve europiane.

Këtë e tregon edhe analiza e fundit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Sigurimeve, sipas së cilës, aftësia paguese e SIGAL UNIQA Group Austria është 208.2%, solide dhe në tejkalim të kërkesave ligjore të AMF duke ofruar garanci dhe standard europiane për klientët e saj.

“AMF vlerëson mjaftueshmërinë dhe tejkalimin e kërkesave ligjore të kapitalit të kompanisë në masën 130% (Deri më: 31.12.2020) dhe 208.2% (Deri më: 31.03.2021)”, thuhet ndër të tjera në raportin e AMF.

Por cilat janë shifrat e dëmeve të paguara nga SIGAL UNIQA, veçanërisht për tërmetet e vitit 2019 dhe rastet e Zjarrit?

Qytetarëve që kishin siguruar pronën e tyre, SIGAL UNIQA u pagoi mbi 15 milionë euro dëme, ndërsa shtëpitë e dëmtuara u kthyen në gjendjen e mëparshme në kohë rekord.

Sa i përket zjarreve, gjatë vitit 2020, SIGAL u pagoi 1607 klientëve të saj një dëm prej rreth 6.3 milionë eurosh (761,396,553 lekë). Ndërsa për 6-mujorin e pare të vitit 2021 janë paguar rreth 2 milionë euro dëme (237,224,204 LEKË).

Kinema Millenium në Korçë dhe Teatri SKAMPA në Elbasan u shkatërruan plotësisht nga zjarri por falë sigurimit në SIGAL UNIQA u rikthyen në pak kohë në identitet dhe me ambjente akoma më moderne. SIGAL UNIQA pagoi 500 milionë lekë për kinemanë në Korçë dhje 320 milionë lekë për Teatrin në Elbasan.

Kompania SIGAL UNIQA ishte në gjendje të paguajë edhe më shumë, kjo në varësi të numrit të sigurimeve. Këtë fakt e vërteton edhe raporti i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, sipas të cilit, vlerësohet mjaftueshmëria dhe tejkalimi i kërkesave ligjore të kapitalit të kompanisë në masën 130% (Deri më: 31.12.2020) dhe 208.2% (Deri më: 31.03.2021).

Aftësia paguese dhe rezervat teknike janë treguesit themelorë për një kompani sigurimi, të cilat klienti duhet ti shohë me vëmendje para se të sigurojë shëndetin, pronën, automjetin apo jetën. Të gjitha kritere plotësohen nga SIGAL UNIQA, lider në tregun e sigurimeve prej 22 vjetësh dhe pjesë e “UNIQA Group”, kompania që kryeson tregun e sigurimeve në Europën Qëndrore dhe atë Juglindore.

Këto janë disa prej arsyeve kryesore pse qytetarët shqiptarë duhet të sigurojnë shëndetin dhe pronën pranë kompanive private të sigurimit në mënyrë që dëmin e pësuar ta marrin në kohën e duhur dhe duke mos u sorollatur zyrave të shtetit në kërkim të ndihmave.

Nga ana tjetër, vetë shteti, duke nxitur qytetarët të sigurojnë privatisht pronën dhe shëndetin heq nga vetja një barrë të madhe financiare.

Në të kundërt, qeveria ose do duhet të rrisë borxhin publik, siç ndodhi pranverën e vitit të shkuar ku gjatë një konferencë e posaçme donatorësh e mbajtur në Bruksel, me qëllim grumbullimin e ndihmave për të rikuperuar pasojat e tërmetit në Shqipëri,u angazhuan 1,1 miliard euro fonde, nga të cilat 295 milionë janë grante dhe pjesa tjetër kredi. Pra, kosto e shtuar për arkën e shtetit.

Madje, në projektbuxhetin për këtë vit, sipas Ministrisë së Financave, procesi i Rindërtimit do të financohet me 28 miliardë lekë në vitin 2021, ndërkohë, që mbi këtë edhe 1.5 miliard lekë parashikohen të  vijojnë  financimin e bonusit të  qirave për familjet e pastreha si pasojë  e tërmetit të  26 Nëntorit 2019.

Po jetojmë kohë të vështira dhe një sigurim privat shëndeti apo prone do të ishte investimi më i mirë i momentit…