Ballina Kulturë Kelmend Nikaj: ‘Jetë është vepra dhe jo vitet’

Kelmend Nikaj: ‘Jetë është vepra dhe jo vitet’

 

”…jete eshte vepra dhe jo vitet”

Nga Kelmend Nikaj

Dje ne Shkoder ne kryeqendren historike te Shqiperise se Veriut, u be promovimi i vepres se te mirenjohurit studius, publicist, fotograf e kronist, por mbi te gjitha GJEOGRAFIT te pasionuar, te paharruar e te pashoq Kole Progni.

Vepra e tij qe u promovua dje, bash ne diten e nje-vjetorit te ndarjes nga jeta te autorit Kole Progni, titullohet si me posht: -shih foto-kopertinen e librit, qe eshte plot 502 faqe.

Ballina e vepres se Koles qe u prezentua ne nje-vjetorin e ndarjes se tij nga jeta

I paharruari Kole Progni ka nje jete intensive te ndare mes arsimit si mesues dhe studjuesit pasioniant per gjeografine. Lexojeni kete liber qe te kuptoni se kemi te bejme me nje studius shume serioz e te kualifikuar ne fushen e gjeografise-historise se krejt Alpeve Veriore. Monografia e Koles, e para do viteve per Kelmendin, dhe kjo e sotmja per Nikaj-Mertur, ju bindin edhe per me shume se sa thame…

Ata qe nuk e kane njohur, shkurtimisht me jeten e Koles mund te njihen ne permbledhjen qe keni ne kete foto-shpindine te librit ne fjale:

Bashkshortja e Koles zonja e nderuar Maria, krejt familja PROGNI, dje gjithe diten priten e percollen te aferm, shoke, miq, ish nxenes e student te Koles, dashamire te shumte nga Tropoja, Shkodra, Lezha, Tirana … Vizita ne varreza, promovimi ku folen shume b/punetore e dashamire, dreka perkujtimore, shperndarja e librit te Koles, lane mbresa dhe krijuan emocione te shumta te pjesmarresit dhe do te kujtohen gjate.

 

 

 

Per gjithe sa ishin ne kete veprimtari mbreslenese, edhe per mua, autorin e ketij shkrimi informativ, Kole Progni do te mbetet i paharruar. Pak kohe e kisha koleg ne shkollen e mesme te Tropojes se Vjeter, por nje jete te tere e pata shok, bashkpunetror e koleg te letrave qe nuk mund te harrohet kurr.

Paste drite ne jeten ku e thirri i Plotfuqishmi, qe e ka tagrin e padiskutueshem te na therras edhe ne te tjerve, kur te doj Ai.

Njeriu zemerbardhe, qe dha shume e nuk na kerkoi asgje, Kole Progni

 

-Per ZemraShqiptare, nga Shqiperia, Gusht 2021-