Ballina Aktualitet FESTA E MADHE E SHIPSHANIT

FESTA E MADHE E SHIPSHANIT

 

Fjala e Rastit e BESNIK BAJRAKTARIT, mbajtur në Festen e Madhe të Shipshanit, në Padesh, më 8 gusht 2021

Vëllezër e motra Shipshjanë,

Së pari do të ndajmë një nderim dhe vlerësim të lartë për djemtë dhe çikat e Shipshanit tonë që kontribuan pa u lodhur për organizimin e këtij Takimi, që do të mbetet si datë historike e fisit tonë.

Organizatorët e nderuar e kanë zgjedhur Padeshinpër këtë Festë tonën, në këtë vend, ndoshta më të bukurin në Veriun e Shqipërisë.

Si askund tjetër, tu gërshetohen bukuria dhe historia.

Çdo fjalë, është krejt e vogël para kësaj bukurie natyrore.

Shekulli i 20-të u mbyll këtu, ku u zhvillua beteja më e lavdishme e shqiptarëve për këtë shekull, Lufta e Koshares.

Shipshani ynë mbeti vendi më kontribues në Shqipëri në këtë luftë për çlirimin e Kosovës, jo vetëm për pritjen e vëllezërve tanë të shpërngulur dhunshëm nga barbarët serbë, por për djemtë shipshjanë që morën pjesë me armë në dorë në formacionet e UÇK-së, e disa prej tyre dhanë edhe jetën. Shumë oficerë të shquar shipshjanë stervitën, komanduan, luftuan dhe përcaktuan fatet e këtyre betejave.

Lavdi e përjetshme, atyre që ranë dhe atyre që jetojnë!

Nuk përmenda emra, sepse të paktën, që nga Lidhja e Shqiptare e Prizrenit e këtej, nuk ka asnjë shtëpi në Shipshan që nuk ka një dëshmorë e më shumë.

Mua, Organizatorët, më caktuan të flasë në emër të të Parëve të mi, të cilët Shipshani i pati zgjedhur bajraktarë, pra si prijës luftarakë para më shumë se 160 viteve, detyrë që ata e kryen me nder duke dhënë edhe jetën në katër breza.

Është punë e historianëve ta zbardhin këtë histori,por unë mund të them se pa trimërinë e djemëveShipshanit dhe atdhedashurinë e tyre, emri i prijësve të tyre, pra, i Bajraktarëve të Shipshanit, do të ishte krejt i zbehtë.

Fisi i Shipshanit ka qënë fis atdhetar, trim, shumë luftarak dhe kompakt, prandaj shipshjanët gjithmonë janë ndjerë krenarë dhe fistarë.

Ky është një obligim i përjetshëm edhe i imi dhe i krejt njerëzve të mi,e mbajnë mbiemrin Bajraktari.

Sa ndjehem krenar për të parët e mi që kryen detyrën e lartë ndaj Atdheut, aq ndihem krenarë edhe me të gjithë shipshjanët kudo që janë.

Nuk po e zgjati më shumë këtë këtë Përshendetje, në mënyrë që të vazhdojë Programi, sipas planifikimit organizatorëve, me biseda dhe tiu lëmë më shumë hapësirë të rinjëve që të festojnë, të vallëzojnë e të këndojnë të lumtur.

U takofshim për Festa në çdo vit që vjen!

Zoti ju bekoftë Ju, krejt Shipshjanët, kudo që ndodheni!