Gazeta New York Times shkruan se kur shpërtheu pandemia në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 1 milionë fëmijë, shumë prej tyre nga lagje të varfra, nuk ndoqën mësimet as përmes internetit dhe as në shkolla. Rënia më e madhe në ndjekjen e mësimeve ishte për moshat parashkollore.
Sipas artikullit më shumë se 340,000 fëmijë të nivelit parashkollor (kidergarten) nuk ishin të pranishëm për të ndjekur mësimet.
“Në lagjet më të varfra të vendit, dhjetëra mijëra 6-vjeçarë do të fillojnë klasën e parë, pa njohuritë e nevojshme që marrin në kopësht,” shkruan e përditshmja amerikane.
Në sistemin shkollor amerikan, kopshti (kindergarten) është pjesë e sistemit arsimor dhe u ofron nxënësve dijet e para për shkrim, këndim dhe aritmetikë. Gjatë kësaj periudhe fëmijët ndiqen me kujdes për të diktuar probleme me mësimin apo specifika të zhvillimit mendor që mund të shfaqin disa prej tyre.