Ballina Ravijëzime Gjobitet me 1.8 mln Dollarë Kendall Jenner se nuk shkoi në punë

Gjobitet me 1.8 mln Dollarë Kendall Jenner se nuk shkoi në punë

 

Supermodelja Kendall Jenner është hedhur në gjyq nga marka italiane e modës “Liu Jo”. Përfaqësuesit e markës e hodhën në gjyq Jenner me pretendimin se ylli i familjes Kardashian ka shkelur kushtet e një kontrate.

Në padinë e depozituar në Gjykatën e SHBA në Manhattan, thuhet se Jenner mori pjesë vetëm në një nga dy fotosesionet e planifikuara, me pak fjalë nuk shkoi në punë dhe nuk përmbushi pikat e kontratës.

“Liu Jo” do të përfitojë 1.8 milionë dollarë dëmshpërblim pasi thotë se i ka paguar 1.35 milionë dollarë modeles. Firma prestigjioze pretendon se u përpoq të vendoste një datë për fotosesionin e dytë, por nuk mori asnjëherë përgjigje nga Kendall dhe asnjë rimbursim të pagesës.