Ballina Aktualitet Restorantet në Francë kundër pasaportës së vaksinës, rebelohen pronarët

Restorantet në Francë kundër pasaportës së vaksinës, rebelohen pronarët

 

Qytetarët francezë kanë mbështetur pronarin e një restoranti, i cili e deklaroi biznesin e tij si një zonë të lire, ku kushdo mund të hyjë pa qenë e nevojshme pajisja me pasaportë vaksinimi.

Pas vendimit të qeverisë për t’u pajisur me pasaportë të gjelbër si kusht për të hyrë në bare dhe restorante, francezët filluan fushatën e tyre, duke u rebeluar kundër asaj që ata e përshkruajnë si “diktatura shëndetësore” e shtetit.

Përmes një faqeje në rrjetet sociale, “Free Zone”, “Zonë e Lirë”, pronarët e restoranteve inkurajohen të refuzojnë pajisjen me pasaportë shëndetësore, pas qeveria e presidentit Emmanuel Macron e bëri atë të detyrueshme.

“Këtu, ne respektojmë lirinë tuaj, dinjitetin tuaj dhe sekretet mjekësore. Të gjithë jeni të mirëpritur, me ose pa leje shëndetësore”, është edhe slogani i kësaj fushate.

Restoranti, ‘Le Coup de Fourchette’, i cili ndodhet në Brest të Francës, është i pari që ka vendosur sloganin në hyrje te biznesit të tij, “Zone Libre”. Qytetarët në mbështetje të kësaj nisme dëgjohen duke brohoritur “Liri”.

Qeveria e Macron po përballet me revoltën e qytetarëve pas vendimit për ta bërë të detyrueshme pasaportën e gjelbër dhe vaksinimin për disa kategori. Mbi 160,000 njerëz protestuan në të gjithë vendin gjatë kësaj fundjave kundër rregullave të reja.