Sot, dhimbja e loti mbuluan Kosovën
Pas lajmit të hidhur mëngjesor
Ëndrrat e dashurisë u përplasen në asfaltin kroat
Dasmat mbeten të nxira, pa daulle, valle e bajrak
Përqafime të ngrira përmallshëm hutimeve
Pakuar valixheve të mallit, me të falat e zemrës
Vetëm lotët e dhimbja udhëtojnë në vendlindje
E trupat tuaj- shpirti në Parajsë,
Flamujt në gjysmështizë në dridhje trishtuese
Sy të përlotur e të ngrirë si akull
Dhimbje që shpon edhe ashtin
Sot loti nuk pyet askënd pse udhëton i valët
Ai vjen deri te shpirti juaj në përqafim gjakimi
Secilin përqafim i ndarjes krejt zjarr
Për një kore bukë, gjithë kjo lemeri
Kurrë nuk qe mjaft ndër shekuj kjo plagë
Të plagosur mbetem akoma rrugëve të botës…
26 Korrik 2021