Ballina Sport Xhudistja Distria Krasniqi fiton Medalje të Artë Olimpike në Lojërat Olimpike

Xhudistja Distria Krasniqi fiton Medalje të Artë Olimpike në Lojërat Olimpike

 

Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi, ka fituar të shtunën medalje të artë në Lojërat Olimpike, që po mbahen në Tokio të Japonisë.

Ajo ka mposhtur lojtaret, Gabriela Chibana, Chen-Hao Lin dhe Urantsetseg Munkhbat, dhe Funa Tonaki në kategorinë deri në 48 kilogramë.

“Po ndihem shumë e lehtësuar, pasi një ëndërr që kam pasur që në fëmijëri, e kam realizuar”, ka thënë ajo para mediave, pas fitores.

Kosova e ka fituar medaljen e parë olimpike përmes xhudistes Majlinda Kelmendi në Rio 2016.

Këtë herë, Kosovën në Lojërat Olimpike e përfaqësojnë 11 sportistë, në gjashtë sporte.