Dwayne Johnson ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e filmave “Fast & Furious”.
Për filmat e ardhshëm, aktori ka thënë se u uron vetëm fat, shkruan NME.
“U uroj fat në Fast 9. Ju uroj shumë fat në Fast 10 dhe 11 dhe të gjithë ‘Fast & Furious’ e tjerë që të t’i bëjnë pa mua”, ka thënë ai.
Johnson ka komentuar pas mosmarrëveshjeve me yllin e filmit, Vin Diesel, i cili është pjesë e të gjitha episodeve të “Fast & Furious”.