Ballina Aktualitet 39% e shqiptarëve nuk kanë mundësi as për një javë pushime

39% e shqiptarëve nuk kanë mundësi as për një javë pushime

 

Referuar një raporti të vitit 2020 të publikuar nga Këshilli për Bashkpunim Rajonal rreth 39% e shqiptarëve nuk e përballojnë të paktën minimalisht një javë pushime. Ferjot Ozuni, ekspert turizmi, pranon se shifra e personave që e kanë të pamundur të bëjnë pushime është relativisht e lartë.Arsyeja kryesore lidhen me të ardhurat, të cilat janë të pamjaftueshme.  Janë të shumtë qytetarët që përzgjedhjen e destinacionit të pushimeve e kryejnë referuar çmimeve dhe shpenzimeve më të ulta.

Sipas raportit të publikuar nga Këshilli për Bashkpunim Rajonal, rreth 39% e shqipëtarve nuk e përballojnë të paktën minimalisht një javë pushime.

Një fakt të tillë e dëshmojne vetë qytetarët. Disa thonë se të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme , madje dhe përzgjedhjen e destinacionit të pushimeve e kryejnë referuar çmimeve dhe shpenzimeve më të ulta.

“Çmimet është elementi kryesor te ne, nuk e di për të tjerët.”

“Pushimet i kaluam në Golem.”

“Çmimet ishin të shtrenjta por po deshe qejfin nuk ke çfarë të bësh.”

Fatkeqësisht ka dhe nga ata të cilët nuk bëjnë qoftë edhe një ditë pushim.

“Në asnjë vend, nuk do bëjmë pushime fare. Çmimet e shtrenjta, nuk kemi.”