Ballina Rajoni Vuçiç: E kemi forcuar ushtrinë, por nuk më shkon mendja për luftëra...

Vuçiç: E kemi forcuar ushtrinë, por nuk më shkon mendja për luftëra dhe konflikte

 

Vetem dy ditë para se të zhvillojë takimin me kryeministrin e Kosovës në Bruksel, presidenti serb Aleksandër Vucic beri të ditur se ai  gjatë bisedimeve do të mbrojë deri ne fund interesat e qytetarëve të Begradit.

Kreu i shtetit u shpreh i bindur se bisedimet me Kosovën nuk do të përfundojnë me konflikt, edhe pse ndërkohë ka shtuar armatimin e  ushtrisë.

ALEKSANDER VUCIC

PRESIDENT I  SERBISË

“Nuk me shkon në mendje që situata  mund të përfundoje me luftëra dhe konflikte, megjithëse ne e kemi forcuar ushtrinë tone. Ne e kemi bere kete vetem për të shmangur rrezikun dhe të ndihemi të sigurtë.Unë do të mbroj me vendosmëri interesat tona shtetërore në dialogun me Prishtinën.Unë kam pasur sukses duke bere kete për pesë vitet e fundit.”

Vucic foli edhe për një situatë komplekse që mund të krijohet në lojërat olimpike në tokio, ku sipas tij xhudistët serbë do të përballen me ata të kosovës.

 “Unë i thash xhudistëve serbë se nëse ata fitonin medaljen argjend dhe duhej të ndanin podiumin me një xhudist nga Prishtina, ata do të duhet të  qëndronin atje dhe nuk do ta linin atë. edhe pse kjo mund te ishte dicka e veshtirë për ata.Unë kur i takova ata i sigurova se  ata nuk duhet të shqetësohen për asgjë, por vetëm të luajnë sporte.”

Kryeministri i Kosoves, Albin Kurti dhe presidetni i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të takohen me 19 korrik.

Takimi i nivelit të lartë do të fokusohet në progresin e arritur dhe për hapat e ardhshëm në dialog.

Disa dite me pare Kurti beri te ditur se në takimin e dyte me Vucic do të paraqësë pikat kryesore të cilat sipa stij  janë bazike për përmisimin e marrëdhenieve.