Tour de France 2021 po i afrohet përfundimit, me tre etapat e fundit, më 18 korrik. Në 18 etapat e përfunduara, ka dominuar çiklisti slloven, 22-vjeçari Tadej Pogacar, me fanellën e verdhë, i cili shpreson të fitojë edicionin e dytë radhazi të Tour de France, vetëm në rast se nuk ndodh ndonjë kthesë e papritur.
Faqja franceze Sportune ka përpiluar klasifikimin e pesë biçikletave më të shtrenjta të edicionit të 108-të të Grande Boucle. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për biçikleta të cilat mund t’i kenë të gjithë, si për çmimin, edhe për prakticitetin, por për kryevepra inxhinierike, të lehta dhe të shpejta.
Në çiklizëm, biçikleta luan një rol të madh në performancën e çiklistëve, edhe pse klasifikimi i përgjithshëm i Tour de France 2021 tregon se aftësia e atletit është vendimtare. Në fakt, në vend të parë të biçikletave më të kushtueshme, nuk gjejmë atë të sllovenit Pogacar, por të çiklistit (i treti në renditje) nga Ekuadori, Richard Carapaz (Ineos).
Në vend të dytë, Colnago, e kampionit slloven (Emiratet e Bashkuara); më pas BMC e Ben O’Connor (AG2R-Citröen), e katërta në klasifikim, e përdorur edhe nga Team Qhubeka-ASSOS. E fundit, biçikleta e përdorur nga Team DSM, sportisti i parë i të cilit në klasifikimin e përgjithshëm është britaniku Mark Donovan.
Tour de France 2021, biçikletat më të kushtueshme
• Pinarello F12X-Light (Ineos Grenadier) – 15.500 euro
• Colnago V3Rs (UAE Emirates) – 13.000 euro
• BMC Teammachine SLR 01 (Team AG2R-Citröen) – 13.000 euro
• BMC Teammachine SLR 01 (Team Qhubeka-ASSOS) – 13.000 euro
• Scott Addict RC (Team DSM) – 12.000 euro