Ballina Aktualitet Ministria e Shëndetësisë e Kosovës të mos harrojnë Betimin e Hipokratit dhe...

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës të mos harrojnë Betimin e Hipokratit dhe t’i lanë hipokrizitë për situatën e helmimeve në Deçan

Nga Ramiz LUSHAJ

1.

14 korrik 2021. ora 10.01 e Paradites.

-Natja e mirë, Ministri e Shëndetësisë e Kosovës!

Hiç. Kurrkush e kurrkund nuk po ndiejnë dhe për ma keq as nuk po ua ndie…Haj medet! Kur shendeti, përgjatë PandemisëCovid-19, po fillon me dal i pari, kjo Ministria e Shëndetësisëpo largohet e del e fundit.

Kena hy në të pesten ditë të helmimit masiv të qytetarëve tëDeçanit e Ministria e Shëndetësisë e Kosovës e ka lëshue veçme 12 korrik 2021 në faqen e saj zyrtare në FB vetëm njëkronikë, e cila po duket edhe kjo e helmuar nga burokracia e klishetë zyrtare të MSH.

Shikoni e shijojeni, lexojeni pak e gjykoni shumë, për çka fjala/shkruan MSH:  “Pas ankesave të qytetarëve, është rekomanduar që të mos konsumojnë ujin nga sistemi rajonal i ujësjellësit – KRU “Hidroregjioni”, dega në Deçan deri në njoftimin e radhës” dhe… e mbyllim me fjalnimet: “Ministria e Shëndetësisë do ta përcjellë me vëmendje situatën dhe bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike” (!)

2.

Në këto 5 ditë (prej të shtundes në të merkuren e sodit)Ministria e Shëndetësisë së Kosvës i ka nxjerrë 6 lajme për Covid-19 dhe 1 përditsim të profilit të vet dhe vetëm 1 lajm për helmimin masiv në Deçan të Kosovës. Prej MSH Asnjëpërditësim në 5 ditët e situatës emergjente në komunën e Deçanit!

Po situata kovidiane si paraqitet, sipas MSH të Kosovës: 10 korrik – 7 qytetarë me virus; 11 korrik – 12 qytetarë me virus; 12 korrik– 5 qytetarë me virus; 13 korrik – 8 qytetarë me virus. Gjithsejt 32 raste me Covid-19. Asnjë të vdekur. Në krejt Kosovën (dje) 108 raste aktive prej kaherit. Në 4 ditët e fundit (pa të sotmen e 14 korrikut) 73 pacientë sherue prej Covid-19.

Lajmi zyrtar flet për mbi 1.500 të helmuar në Deçan, nga të cilët 51 fëmijë.

Njerëzit e MSH të Kosovës e kanë harrue Betimin e Hipokratit e janë në rolin e Hipokritit, sepse nuk ka se si tëndodh ndryshe kur në 5 ditë ke mbi 1.500 pacientë të helmuar nëDeçan e publikon veç një qendrim/lajmnim zyrtar në Faqen Zyratre të MSH, ndërkohë që përditëson profilin e faqes dhe jep 6 lajme për Covid-19 me vetëm 32 pacientë të prekur nga ky virus në 4 ditët e fundit!

3.

Këta të MSH të Kosovës duket sikur janë eksiq politik, sikur e kanë premun biletën me shkue me anije kozmike në planetin Mars e jo me u njoft e me reague publikisht për gjendjen tragjike në Deçan, vetëm 73 km larg Prishtinës, larg selisë së tyne. A e dini pse?!

Me 12 korrik 2021, ditën e hane, kur mbi 1.500 qytetarë të Deçanit janë të helmuar, në kushte të randueme shëndetësore e deri në vështirësina për ilaçe, Zv/ministrja e MSH vaksinohet në Prishtinë, e ban vaksinën me u mbrojt prej Covid-19.

E, Ministria e Shëndetësisë e jep kryelajmin sensacional në ora 1.11 të mesditës, se “Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha-Bunjaku u vaksinua sot kundër COVID-19”. Kaq i randsishëm është ky lajm zyrtar publik saqëedhe rrezikun nga Varianti “Delta” i Covid-19” e japin veç me dy paragrafë, vetëm pas kryelajmit të vaksimimit të zv/ministres.

Pas 1 orë, prapë MSH nis e flet për Covid-19 në Kosovë, për vaksinimet me shifra, fakte, këshilla etj.,

Vetëm në mbramje, 7 orë ma vonë nga vaksinimi i zv/ministres, kah ora 8.11 minuta, MSH del me një deklaratë publike për situaten mjekësore në Deçan. Pra, flet për tragjedinë në Deçan pas dy ditësh, pa folun për numrin e të helmuarëve, pa dhanë asnjë zgjidhje konkrete, pa ofruar asnjë ndihmë, etj.

4.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, dr. Arben Vitia shkoi me hap në Deçan dhe iku prej andej me vrap. Ai nuk qëndroi atënatë në Deçan, as zëvendsat e tij.

Paramendojeni se çka do të bante Arben Vitia, sikur njëri nga 51 fëmijët e helmuar të Deçanit të ishte (nuk iadëshirojmë/larg qoftë) njëri nga dy fëmijët e tij. Ai do ta kalonte naten me ta, pranë tyne, do ta priste mëngjezin tek krevati, do të rendtte pas gjithë mjekëve e ilaçeve për ta sheruar sa ma shpejt e sa ma mirë.

Dr. Arben Vitia a po ta ndie ndopak për fëmijët, për pleqtëe plakat, për mbi 1.500 pacientët e helmuar në Deçant ëKosovës?!

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës (dhe klasa politike e Kosovës) mbajeni të shenjtë Betimin e Hipokratit dhe mos u merrni me sjellje e qëndrime aktrimi në Deçan e për Deçanin, mos u sillni me qëndrime e veprime hipokrite….!

14 korrik 2021, ora 10.01 e Paradites