Ballina Diaspora Sikur të ndodhte helmimi në Manastirin e Deçanit do ishin ngritë 6...

Sikur të ndodhte helmimi në Manastirin e Deçanit do ishin ngritë 6 kontinente, për 1.600 të helmuarit e Deçanit veç 6 politikanë të lartë shqiptarë

 

-Prononcime e veprime vetëm nga 6 politikanë shqiptarë: VjosaOsmani, Ilir Meta, Albin Kurti, Donika Gervalla, Arben Vitia, Armend Mehaj-

​​​Nga Ramiz LUSHAJ

​1.

​Tragjedia e helmimit i ka prekur rreth 1.600 qytetarë/pacientë në Deçan, por mendojeni sikur në Manastirin e Deçanit të ishin helmuar kësaj here e kësisoj 6 priftërinj sllavë tëtij.

​Do të alarmoheshin e hidheshin në aktivitet të 6 kontinentetjetësorë të botës (ndoshte dhe duke akuzuar shqiptarët trojenikdeçanas) për t’i shëruar menjëherë në klinika të huaja priftërinjtëserbë.

​Po, çuditërsiht, ende nuk po shohim ndonjë reagim zyrtarpublik as nga UNMIK, as nga EULEX në Kosovë apo ndonjëseli tjetër diplomatike në Prishtinë. Po as nga 73 vjeçarjaOrganizatë Botërore e Shëndetësisë (OBSH), nga kryetari i sajetipionian, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

​2.

​Kësaj here, ndryshe nga herët e raste të tjera, nuk kanë qënëbashkë, të njëzëshëm e të njëkohshëm në këtë tragjedishëndetësore, përndryshe: këtë situatë tragjedike shëndetësore, as politikanët shqiptarë të ndarë padrejtësisht në 6 shtetet e stmeballkanike

​Pra, ndodhi helmimi masiv në popullin e Deçanit, ndërshqiptarët e Deçanit, dhe po merren me prononcime e veprimevetëm 6 politikanë shqiptarë: Vjosa Osmane– Presidente e Kosovës, Ilir Meta- President i Shqipërisë, Albin Kurti– kryemnistër i Kosovës, deçanasja Donika Gervalla– Ministre e Jashtme dhe e Diasporës, Arben Vitia– Ministër i Shëndetësisë, Armend Mehaj– Ministër i Mbrojtjes i Kosovës.

​Ndërkohë që politikanët e lartë të shteteve e viseveshqiptare në Rajonin Ballkanik Shqiptar, ndonjani prej tyne me pasë një event të madh për mirë apo një fatkeqësi të randëfamiljare, i vërshojnë mesazhet prej të gjithëve, prej gjithkahit.

​3.

​Politikanë të lartë të shteteve e viseve shqiptare: Mos e linivetëm Deçanin, mos i lini vetëm rreth 1.600 qytetarët/pacientë tëhelmuar, pasi iu duhet qëndruar pranë të sëmurëve me ditënatë, me ndihmë mjekësore, me subvencione të ilaçeve, me gjetje tëshkakut apo shkaqeve të helmimit, me zgjidhjen e problematikave të krijuara dhe me ndëshkim të atyne që e krijuan këtë situatë të rëndë në Deçan.

​Duhet solidaritet shqiptar mbarëkombëtar, edhe me ndihmamjekësore e humanitare, edhe me zgjidhje të shpejtë të situatës emergjente në Deçan.

Tiranë, 14 korrik 2021

–Prononcime e veprime vetëm nga 6 politikanë shqiptarë: Vjosa Osmani, Ilir Meta, Albin Kurti,  Donika Gervalla, ArbenVitia, Armend Mehaj–