Ballina Sport Efekti i “Euro 2020“ te PBB e Italisë, fitorja vlen 12 miliardë

Efekti i “Euro 2020“ te PBB e Italisë, fitorja vlen 12 miliardë

 

Euro 2020 mund të rezultojë më shumë se një triumf i thjeshtë në një turne futbollistik. Siç shkruan “Il Sole 24 Ore”, penalltia e pritur nga Donnarumma dhe fitorja më pas e Azzurrëve mund të gjenerojë një rritje prej 12 mld euro të Prodhimin e Brendshëm Bruto në Itali.

Në bazë të kësaj shifre janë studimet e ekonomistëve, sipas të cilëve një fitore e madhe në futboll gjeneron një rritje prej 0.7% në PBB e një vendi. Rritja mund të shoqërohet dhe mbështetet me një shtim prej 10% në eksportet “made in Italy”, siç ndodhi në Botërorin e vitit 2006.

Alessandro Terzulli, chief economist i SACE (Export Credit Agency Italiana), është i sigurt në këtë drejtim: “Pa dyshim, do të ndihet njëfarë efekti besimi, të paktën në afatin e shkurtër. Pres një rimëkëmbje në sektorin HoReCa dhe të gjithë produkteve, nga ushqimi te vera e pijet, që konsumohen jashtë. Ky efekt te konsumi nuk do të prekë vetëm italianët – tani më të prirë të gjejnë veten jashtë e të festojnë – por edhe disa vende, ku ‘made in Italy’ është më i vlerësuar.

Ndikimi në ekonomi nuk do të ndihet vetëm në Itali: “Nga një anë do të jetë efekti i rihapjes, me turistët që do të kthehen në vendin tonë. Në anën tjetër është merita e konsumit jashtë vendit. Italia fitoi Kampionatin Europian, pse të mos zgjidhni një restorant italian për të shkuar në darkë?”.

“Dihet se një ngjarje e madhe sportive ka ndikim pozitiv në PBB të vendit që e organizon – shpjegon Terzulli – më pak i qartë efekti tek vendi që fiton kompeticionin. Në vitin 2006, Gjermania ishte tregu ynë i parë i eksporteve – një pjesë e mirë e rritjes së ‘made in Italy’ atë vit vinte nga rritja e konsumit të brendshëm gjerman”.

Është e qartë se si rëndësia e fitores diktohet edhe nga përfitimi që rrjedh për markën e Italisë jashtë vendit: “Nuk ka dyshim se fitorja në Angli është një shans i rëndësishëm në tregjet e huaja ku krijohet një pjesë e rëndësishme e PBB-së Kombëtare, e cila në 2021 vlerësohet të rritet me rreth 5%” shpjegon Coldiretti (Confederazione Nazionale Coltivatori Diretti – Shoqata më e madhe e fermërëve) , në një njoftim për shtyp.

“Një mundësi për rritje, e mbështetur ndër të tjera nga prestigji ndërkombëtar i vendit edhe në planin politik dhe institucional, siç tregon edhe prania e vlerësuar në stadiumin “Wembley” në Londër, e Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella, por edhe të tifozerisë për azzurrët të presidentit të Komisionit Europian, von der Leyen”- vijon Shoqata e Fermerëve.

Sipas të dhënave të Coldiretti, fitorja në Botërorin e 2006 solli një rritje të PBB me 4.1%, me ulje të numrit të të papunëve me 10%. Vitin tjetër u verifikua një rritje e shitjeve jashtë, e nxitur nga suksesi i imazhit të Italisë. Atë vit u regjistrua edhe një rritje prej 2.36 milionë turistësh në Itali me pushime.

/ Calcio & Finanza