Malta do të ndalojë të gjithë vizitorët të hyjnë në vend duke nisur nga e mërkura nëse nuk janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19. Lajmin e bëri të ditur dje Ministri i Shëndetësisë, Chris Fearne. Kjo pasi ishulli i vogël mesdhetar pa një dyfishim të rasteve të reja të COVID-19 që nga e hëna.
“Ne do të jemi vendi i parë i BE-së që do ta bëjmë këtë, por duhet të mbrojmë shoqërinë tonë,” tha Fearne për një konference shtypi.
Nisur nga sot, turistët mund të vijnë në Maltë nëse janë vaksinuar plotësisht ose nëse kanë një test negativ PCR. Ministri tha se Malta njeh vetëm certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Bashkimi Evropian dhe Britania. Ai tha se e ashtuquajtura ‘certifikatë e gjelbër’ e BE aktualisht certifikon njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar ose e kanë kaluar virusin, por nga e mërkura ne do të njihen vetëm ato certifikata të njerëzve që janë vaksinuar plotësisht.
Përjashtimi i vetëm do të jenë fëmijët e pavaksinuar të moshës 5-12 vjeç, të cilët do të lejohen të futen në Maltë nëse kanë një test negativ dhe shoqërohen nga prindër plotësisht të vaksinuar.
Malta ka vaksinuar plotësisht 79% të popullsisë së saj të rritur dhe po kërkon ta rrisë shifrën në 85%.
Gjatë muajit qershor prej ditësh Malta nuk shënonte raste të reja me COVID-19, por numrat janë rritur ndjeshëm këtë javë, duke arritur në 96 të premten.
Burimi: Reuters