Ballina Kulturë Barbie, tashmë një film me njerëz realë

Barbie, tashmë një film me njerëz realë

 

Barbie, kukulla shumë e dashur e fëmijërisë do të vijë së shpejti në një version jo të animuar tashmë, por në një film me njerëz realë. Do të jetë regjisorja e mirënjohur, Greta Gerwig ajo që do e drejtojë filmin dhe në rolin e Barbie do të luajë bukuroshja Margot Robbie.

Thashethemet qarkulluan se do të ishte Gerwig ajo që do drejtonte filmin pasi ka qenë pjesë e bordit të Warner që nga viti 2019, kur ka nënshkruar për skenarin e filmit me Noah Baumbach, por marrëveshja nuk ishte bërë zyrtare.

E pyetur në lidhje me filmin, regjisorja e nominuar për çmimet Oskar bëri të ditur se “Barbie” do të vijë me shumë bagazh dhe lidhje nostalgjike me të shkuarën.

“Njerëzit në përgjithësi dëgjojnë ‘Barbie’ dhe mendojnë, ‘E di se si do të jetë ky film’ dhe pastaj ata dëgjojnë se Greta Gerwig po e shkruan dhe e drejton atë, dhe ata mendojnë ‘Oh, mirë, mbase…’”,është shprehur ajo.

“Barbie” do të fillojë prodhimin si film në fillim të vitit 2022, në Warner Bros dhe mendohet që filmi të shfaqet në kinema në 2023-shin.