Ballina Sport Sa ndeshje ka fituar Italia kundër Anglisë?

Sa ndeshje ka fituar Italia kundër Anglisë?

 

Italia i ka fituar 11 prej 27 ndeshjeve kundër Anglisë dhe, gjatë njërit prej takimeve të tyre në të kaluarën, babai i Federico Chiesas, Enrico, ishte përleshur me Gareth Southgate, trajnerin i tanishëm të tre luanëve.

Anglia i ka fituar tetë ndeshje kundër të kaltërve, me tetë takime të tjera mes tyre që kanë përfunduar me barazim.

Hera e fundit kundër Anglia dhe Italia u takuan ishte në një ndeshje miqësore para Kupës së Botës 2018 në Wembley. Ai takim u mbyll baras 1:1 dhe Italia nuk ishte kualifikuar fare për Botëror.

Një barazim tjetër mes të kaltërve dhe tre luanëve ndodhi më 11 tetor 1997, një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 1998.

Gareth Southgate ishte titullar për Anglinë atë botë, ndërsa babai i Federico Chiesas, Enrico, ishte futur në lojë në pjesën e dytë në vend të Filippo Inzaghit.

Chiesa, sulmues i Parmës atë botë, ishte përleshur me tani trajnerin e Anglisë, pasi Southgate e kishte bërë një ndërhyrje të ashpër dhe të pakujdesshme ndaj tij.

Ai e kishte shtyrë Southgatein me duar dhe të dy ishin ndëshkuar me kartonë të verdhë.

Djali i Chiesas, Federico, i cili ishte lindur pak javë pas asaj ndeshjeje, pritet të jetë njëri prej kërcënimeve kryesore ndaj Anglisë së Southgate të dielën në finale të Kampionatit Evropian 2020.

Federico Chiesa i ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje në Euro 2020.