Ballina Shëndet A mund të guxojmë ta pijmë kafen që ka qëndruar për një...

A mund të guxojmë ta pijmë kafen që ka qëndruar për një kohë të gjatë e përgatitur?

 

Në mënyrë që pija juaj e preferuar ta ketë efektin “ringjallës”, atëherë do të duhej që atë ta pini për, të shumtën, gjysmë ore pas përgatitjes.

Por, a guxoni ta pini kafen që ka qëndruar për një kohë të gjatë e përgatitur? Nëse kafja është me qumësht dhe ka qëndruar gjatë e përgatitur, atë nuk mund ta pini më.

Më pas, kafja e përgatitur duhet ditur se mund ta ndryshojë shijen edhe pas 30 minutash, por pasi që të kalojnë afërsisht katër orë, vjen deri te prishja e vajit të kafes, gjë që ia prishë asaj shijen, e bën më të ithët.

Nëse kanë kaluar më pak se katër orë, ju mund ta pini kafen, por ajo nuk do ta ketë shijen sikur kafja e freskët. Nëse doni që, sado-kudo, ta shtoni shijen e kafes që ka qëndruar derisa është ftohur, atëherë nxejeni pak para përdorimit.